Femijet 26 Mars 2020

Në këtë përvojë të re komunikimi, duhen teknika për të zbutur mërzinë

Femijet

Nga Lira Gjika/Në këtë eksperiencë të re të komunikimit dhe të edukimit, që diktojnë kushtet, ju lutem të jemi bashkëpunues dhe të përpiqemi sëbashku të bëjmë më të mirën për fëmijët tanë. Të bashkëpunohet prindër edukatorë e mësues, që nesër të mos ndihemi keq, kur të konstatojmë pasojat që, kjo periudhë do të lerë pas. Të përpiqemi t’i zbusim dhe minimizojmë. Për këtë arsye kërkohet bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërmjet dy institucione, ai i familjes dhe ai i shkollës, pa harruar kopshtet, tek e fundit ata janë edhe më vulnerabël. Të përpiqemi t’ua bëjmë këto ditë të mbyllura në shtëpi aktive dhe argëtuese. Eksperienca e të zhvilluarit të kopshtit online është eksperiencë e re për të gjithë, profesionistë e prindër dhe jo vetëm në Shqipëri. Duke bashkëpunuar vështirësia e kësaj experience, që po na e diktojnë kushtet zbutet. Gjithashtu duhet të dimë dhe pranojmë se të jetuarit i mbyllur lë pasoja, si fizike po ashtu edhe psikoemocionale, prandaj të përdorim gjithçka, që kemi në dispozicion për të minimizuar këto pasoja. Ne jemi njerëz që po jetojmë një situatë tejet të vështirë, një lloj burgimi me vullnet.

Falë teknikave mund ta zbutim mërzinë, që krijon mosdalia në natyrë, si fëmijëve po ashtu edhe ne të rriturve. Por duhet të dimë dhe të pranojmë se, më shumë nga të gjithë, të prekur nga kjo mënyrë e diktuar jetese, janë fëmijët. Pra bashkëpunimi do të bëjë të mundur zbutjen e pasojave. Shpesh dëgjoj prindër madje dhe specialistë, të cilët shprehen se fëmijët duke qenë të vegjël nuk marrin vesh, por kjo nuk është e vërtetë. Ata i kanë shumë të zhvilluara “shqisat” e mbijetesës, pasi nuk jetojnë dot të vetëm. Ata janë gjithë “sy” e “veshë” ndaj prindërve të tyre dhe të rritur të tjerë të besuar, ku hynë dhe edukatorët apo mësuesit. Ata, përveç frikës së tyre, ndjekin dhe mbajnë si barrë edhe luhatjen e gjendjeve tona emocionale. Kujdes prindër një nga gjërat më negative, që mund të ndodhë është, që ne ti zhgënjejmë. Fëmijët mendojnë, se ne të rriturit jemi Perëndia në tokë dhe i dimë të gjitha. Për fat të keq ne jemi thjesht njerëz, por këtë, fëmija nuk e di dhe nuk e kupton, prandaj së bashku t’i gjejmë mënyrat, që kjo periudhë të mos jetë një periudhë frike, pasigurie dhe dyshimi, siç ishte periudha kur binin tërmete.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor