Aktualitet 25 Mars 2020

"Unë e fitova betejën, por shoku im i dhomës jo. Qëndroni në shtëpi" i riu lëshon apelin e fortë nga Spitali Infektiv

Aktualitet

Një mesazh i fortë dhe sensibilizues vjen nga Erind Cara, një nga pacientët më të rinj në Spitalin Infektiv pasi rezultoi i prekur me Coronavirus. Përmes një mesazhi publik ai njofton se është shëruar dhe tashmë do të kthehet në shtëpi.  Gjithashtu Cara bën me dije se në dhomë me të ka qenë pacienti 43-vjeçar nga Kavaja që u nda nga jeta dy ditë më parë. 

“Shoku im i dhomës ishte një djalë i ri, që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, kishte një familje të mrekullueshme, nuk i mungonte asgjë, por ky virus i rëndoi shëndetin. Një frymëmarrje të thellë thjesht kërkonte ! Luftoi, luftoi deri në frymën e fundit sepse ishte larguar pa u përshëndetur me askënd, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne.”-shkruan ai.  I riu, që ka zgjedhur vetë të zbulojë identitetin e tij ka vetëm një thirrje për shqiptarët: Qëndroni brenda”. 

Teksa u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi, i riu thekson se është më mirë të parandalosh se sa të kurosh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor