Aktualitet 25 Mars 2020

Dr.Pëllumb Pipero "Pavionet e Spitalit Infektiv po hyjnë në betejë njëri pas tjetrit, por së bashku..."

Aktualitet

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero pohon se tashmë të gjitha pavjonet e Spitalit Infektiv po hyjnë një nga një në betejë, pasi lufta kundër koronavirusit vazhdon.
Sipas mjekut infeksionit, së bashku qytetarët do ia dalin, por duhet të ndjekin të gjitha udhëzimet, duke qendruar të sigurtë në shtëpi.

"Ne jemi në detyrë për t'ju shërbyer juve", shkruan Pipero.

Postimi i plotë

Si ne nje beteje te vertete, por kete radhe me nje armik te pa dukshem dhe shume vrastar, shume tinzar dhe ende te pa njohur mire nga shkenca mjekesore, pavjonet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjne ne beteje. Keta mjeke e infermiere jane nje pjese e ekipit te talentuar, puneshume e fjalepak, te perkushtuar deri ne fund per ta fituar betejen me covid 19. Ne sot kemi ne spital 72 paciente, secili me probleme nga te lehta deri shume te renda shendetesore, por kemi edhe 17 te sheruar, edhe pse ju duhet ende te qendrojne ne shtepi. Ne jemi ne detyre, per t’ju sherbyer juve, Ju te dashur qytetare qendroni ne shtepi per te mos rene ne kontakt me virusin. Se bashku do e fitojme kete beteje, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithe jeten sfide,gjithe jeten lufte me agjentet mikrobike, bacterie apo viruse qofshin ato, sikunder eshte dhe Covid 19. Se bashku ja dalim, se bashku do fitojme!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor