Letra 24 Mars 2020

"I dhuroi pediatrisë aq shumë, por s'deshte t'i zbulonim emrin" drejtori i spitalit të Kavajës kujton 43-vjeçarin që vdiq nga Coronavirusi

Letra

Dita e djeshme u çel me një lajm të rëndë jo vetëm për mjekët dhe infermierët, heronjtë e vërtetë të betejës me Coronavirus-in, por edhe gjithë shqiptarët. Nebi Ismaili, 43 vjeçari i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv, humbi jetën si pasojë e infektimit nga Covid-19 duke shënuar kështu edhe viktimën më të re në vendin tonë.

Menjëherë ka reaguar edhe drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, i cili i ka dedikuar një mesazh bashkëqytetarit të ti që humbi jetën një ditë më parë nga Coronavirusi. Daiu tregon se 43 vjeçari ka bërë një gjest human pak kohë para se të ndahej nga jeta, duke pajisur me kondicionerë dhe dyshekë pediatrinë e spitalit të Kavajës.

Siç tregon drejtori i spitalit Kavajë, Përparim Daiu, 43 vjeçari nuk donte që t’i përmendej emri, por kishte thënë se e bënte këtë për qytetin e Kavajës dhe fëmijët e atij qyteti.

“Nebiu, djale flori i qeshur dhe me 1 zemer te madhe na la…..na la pa fjale me plot dhimbje se nuk e meritonte te ikte kaq shpejt por zoti eshte i madherishem dhe i dine vete me mire se cben .i mer te miret shpejt qe ti kete prane . Ndjej ligeshtim ne shpirt sepse ai ishte plot force per te ndihmuar te tjeret per te kontribuar ne cdo gje qe ta bente me te lehte gjithcka kurdohere qe i jepej mundesia ashtu sic la per Spitalin e Kavajes dhe me saktesisht pediatrine me arredimin me perde dysheke te rinj me vendosjen ne cdo dhome te kondicionereve dhe paisjen e 1 dhome te vecante me lodra femijesh duke me thene e bej per qytetin tim per femijet tane te lutem sdua qe te me permendesh emrin …..por ja tani nuk mundesha qe mos ta nxirrja emrin …..per emrin qe ke lene e per gjithcka ke bere per shoket miqte te aferm ke bere dicka qe ky qytet e cdo prind do te kujtoje….per ne miqte e tu do ngelesh gjithmone Nebi cuni flori me zemer te madhe .shpirti yt qofte i xhehnetit”, shkruan Daiu në një postim në rrjetet sociale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor