Pjata kryesore 21 Mars 2020

Njoki në furrë me domate dhe djathë; Tava që mbledh shijet e të gjithëve

Pjata kryesore

Nga : Papare

Fotografia: Mirela Andoni

Përbërësit


500 g njoki
200 g djathë kaçkavall me arra
400 g salcë domate pulpë
30 ml vaj ulliri
1 thelp hudhër
Trumzë e thatë
Kripë

Pergatitja: 


Në tigan aromatizojmë vajin e ullirit me hudhër dhe trumzë. Shtojmë domatet e kutisë dhe i shtypim me pirun druri. E ziejmë disa minuta pasi e kemi rregulluar shijen me kripë. Ziejmë njokit për 2 min dhe i kullojmë, i vendosim në tavë, shtojmë salcën dhe djathin e copëtuar. E pjekim në tavë qeramike për 15 min me temperaturë 250 gradë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor