Familja 19 Mars 2020

Seks në kohën e Coronavirusit, a mund të infektoheni me COVID-19 nga raportet intime?

Familja

Tani që po shkruaj, Coronavirus është  shpërndarë  në  më  shumë  se 150 shtete të  botës. Janë  infektuar më  shumë  se 220.000 njerëz, më  shumë  se 8000 kanë  vdekur dhe rreth 69.000 janë  shëruar. Kë o numra po vazhdojnë  të  rriten ndërkohë që pandemia tashmë  na ka kapluar. Por ndërkohë  që  ndjekim këshillat e OBSH-së dhe institucioneve të  tjera, ndërkohë  që  mbrojmë  veten dhe jemi të vetëizoluar, kemi dëshirë  të  vazhdojmë  të  bëjmë  qejf, të dëfrehemi, të jetojmë. Në  fakt sipas agjencisë  Reuters janë rritur shitjet e prezervativëve në  Kinë,  shtetit ku u identifikuan edhe rastet e para me COVID-19 .

Të  gjitha këto na sjellin tek pyetja: A mund të  marrësh Coronavirus nga seksi? Po nga puthjet? Po nga seksi oral?

Përgjigja e shkurtër është  që ekspertët nuk e dinë.  Ajo që ekspertët dinë  është që nga teshtimat apo kolla e dikujt, mund të  infektohemi. Prandaj disa vende si Franca, po dekurajojnë  njerëzit që  të  puthen në faqe. Por puthja me parterin është  shumë  më  intime sesa puthja me një  mik apo të  afërm. Nga ana tjetër duket logjike që  nëse puth dikë të  infektuar me COVID-19, do sëmuresh edhe vetë, ndonëse ekspertët nuk i dinë  detajet. Ajo çka pohon OBSH ( Organizata Botërore e Shëndetësisë ) është  që  virusi mund të  përhapet nga kontakti i afërt me një  person, ku afërt kuptohet distanca më e pakët së  1m. Ndërkohë  që  kur puthemi i tejkalojmë  këto limite duke e vënë veten në  rrezik nëse partneri mbart virusin.

A është Coronavirus prezent në  lëngjet e tjera të  trupit si sekrecionet vaginale apo sperma ? Edhe për këtë  gjë  ekspertët thonë  që  nuk e dinë .  Askush deri tani nuk ka bërë  ndonjë  deklaratë  mbi sigurinë  e marrëdhënieve seksuale, sepse nuk ka të  dhëna mbi këtë  situatë. Prandaj nëse je i shqetësuar për shëndetin tënd, është  normale të qëndrosh larg partnerit nëse ai shfaq shenja gripi, ose Coronavirusi. Ndoshta është  më  mirë  të  shtyjmë  planet tona deri në  një  moment të  dytë./NGA ZHAKLIN LEKATARI

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor