Pjata kryesore 17 Mars 2020

Qofte me bishta preshi dhe perime të tjera

Pjata kryesore

Nga Mirela Andoni

Përbërësit:Bishta preshi të grira
3 fije pancetë
6 patate të mesme
300 g misra të zier (kuti)
2 vezë
3 lugë miell (2 misri dhe 1 miell 00)
50 g parmigiano
Kripë
Piper
Vaj ulliri

 

Përgatitja:
Në tigan kaurdisim pancetën sa të bëhet krokante, shtojmë preshin dhe vazhdojmë derisa të humbi lëngjet, shtojmë misrat e zier dhe e lëmë të ftohet. Pastrojmë patatet dhe grijmë me rende, i shtrydhim mirë nga lëngjet dhe i vendosim në tavë. Shtojmë preshin, vezët, djathin, miellin, kripën dhe piperin. Formojmë brumin dhe i ndajmë në forma, i vendosim në tavë me letër furre, i lyejmë pak me vaj ulliri dhe i pjekim për 30-40 min me temperaturë 180 gradë. Këto janë qofte për të ricikluar bishtat e preshit dhe ca misra që kisha në frigorifer, kush ka dëshirë i zien më parë patatet dhe i bën pure që të lidhen më mirë. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor