Letra 13 Mars 2020

"Mos na quani veç sot HERONJ. Na keni sharë e na keni baltosur, por ne do të jemi gjithmonë aty për ju"

Letra

Meriton Siqeca kardiolog invaziv në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, u ka kushtuar një shkrim kolegëve të tij, mjekë dhe infermierë që prej 5 ditësh po përballen me COVID-19 në Shqipëri. Përmes rrjeteve sociale, kardiologu thotë se këshilla e vetme që jep si mjek është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi, e të mos iu bëjnë xhiro fëmijëve, apo të dalin edhe vetë. “Jemi HERONJ çdo ditë të punës sonë, prej nga ekzistoni dhe ju dhe ekzistojnë të dashurit tuaj!”-shkruan ai.

Postimi i plotë i kardiologut Meriton Siqeca: "Edhe atëherë kur harroni ekzistencën e mjekëve dhe stafit të shëndetësisë, edhe atëherë kur i shani me të gjitha fjalët e këqija që gjenden në fjalor dhe më shumë, ne jemi në punë çdo minutë të jetë sonë. Edhe kur na mbaron orari i punës, përgjigjemi në telefon,Whatsapp, Viber, Facebook ndaj çdo ankese të pacientit. Sa herë që na keni sharë, është parë që nuk gjykohet drejtë, andaj dhe gjykimi i tanishëm nga ana juaj nuk na duhet.

Ne kalojmë çdo ditë duke luftuar një pafundësi sëmundjesh e diagnozash. Aktualisht po merremi me vetëm NJË (1) diagnozë, patjetër shumë të rrezikshme dhe pandemike. Ju lutem, shfrytëzoni këtë moment ku po rezultojmë heronj për ju dhe “taposeni” përfundimisht në kokë që ne kemi një betim ndaj vetvetes që çdo njeri do ta trajtojmë si familjarin tonë dhe se të bësh mjekësi ka të mira të pafundta, por dhe këto situata.

Kjo është luftë e llojit tjetër. Me plumba luftojnë ushtarët, në pandemi jemi ne ushtarët. Do donim shumë të qëndronim në shtëpi edhe ne, por as nuk e diskutojmë në asnjë moment që do jemi në spitale deri sa ta qërojmë dhe këtë kërcënim ndaj njerëzimit, me apo pa “kurajën” tuaj që na jepni duke na quajtur “heronj”!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor