Pjata kryesore 12 Mars 2020

Tavë patatesh me krem

Pjata kryesore

Nga Mirela Andoni

Përbërësit:

1 kg patate të pastruara
1 qepë e vogël
70 g pancetë
200 g djathë kaçkavall dele i butë 
50 g gjalpë
600 ml krem vegjetal nga orizi 
Kripë
trumzë

Përgatitja:
Pastrojmë patatet dhe i presim në feta, i ziejmë 8 minuta me ujë dhe kripë. Ndërkohë në tigan pjekim pancetën sa të bëhet kërce, e largojmë nga tigani dhe e vendosim në pjatë. Heqim yndyrën nga tigani dhe shtojmë gjalpin, kaurdisim qepën derisa të zverdhet. E largojmë nga nxehtësia, shtojmë panceten dhe kremin e orizit. Kullojmë patatet dhe i shtrojmë në tavë, shtojmë kremin dhe djathin. E përziejmë me kujdes dhe e vendosim në furrë të parangrohur për 20-25 minuta me 180 gradë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor