Pjata kryesore 10 Mars 2020

Rizoto me kurkuma, presh e djathë

Pjata kryesore

Nga Linda Fishta

Një pjate e thjeshtë dhe shume e shijshme me ngjyrat e pranverës !

Përbërësit për 4 persona:

350 g oriz Carnaroli ose Arborio

1 presh

1 gotë verë të bardhë

1/3 lugë e vogël me kurkuma ose sipas dëshirës

250 g djathë kremoz, për shembull stracchino ose djathë tjetër kremoz

vaj ulliri

lëng vegjetal i përgatitur me karotë, qepë, selino, bishtat e preshit, një patate e vogël dhe kripë kokërrmadhe. I lëmë të ziejnë për 1 orë në zjarr të ulët. I kullojmë me sitë dhe lëngu është gati. Nëse nuk keni kohë, mund ta përgatitni me koncentrat supe.

Përgatitja:

Në një tenxhere skuqim me pak vaj ulliri preshin të prerë në rrota të holla, shtojmë orizin dhe e skuqim dhe këtë për pak minuta derisa të bëhet si transparent. E shuajmë me verë dhe pasi ajo të ketë avulluar, shtojmë lëng perimesh dhe e lëmë në zjarr derisa orizi të jetë zier plotësisht, duke shtuar lëng sipas nevojës dhe duke e përzier pa ndaluar me lugë druri.

Pak përpara se të ketë mbaruar zierja, shtojmë kurkumën dhe e rregullojmë për kripë.

E heqim nga zjarri dhe e përziejmë me djathin kremoz. E shërbejmë menjëherë me uthull të trashë shege.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor