Astroliving 8 Mars 2020

Bëhuni gati për një verë shpërthyese, ja ç'kanë parashikuar yjet për datat 9-15 mars

Astroliving

Dashi: Jeni të gatshëm të bëni gjithçka për të arritur objektiva tuaja. Falë Mërkurit në shenjë, me siguri që do t’ia dilni mbanë. Lëruani të tjerëve gjërat që nuk janë në kompetencat tuaja, pasi disa çështje kërkojnë vëmendjen e një eksperti. Në fundjavë parashikohet që të keni zënka me partnerin. Mos humbisni kohë me gjëra të kota, por shijojeni jetën.

Demi: Falë Marsit në shenjën tuaj, gjithçka do të ecë mbarë në çështjet e punës dhe do ta keni të lehtë t’i kapërceni pengesat. Dyshimi juaj mund të bëhet shkak që të keni mosmarrëveshje me kolegët. Përballja me ta do të bëjë që t’i keni idetë më të qarta në lidhje me zgjedhjet që duhet të bëni. Në nivelin sentimental do të përjetoni kënaqësi të mëdha.

Binjakët: Pritet që kjo të jetë një periudhë shumë me fat për të lindurit e kësaj shenje. Marsi dhe Mërkuri do t’ju favorizojnë dhe mos kini frikë të guxoni. Do të merrni kënaqësi të shumta në aspektin profesional dhe fitimet do të jenë të mira. Edhe në aspektin sentimental do të përjetoni emocione të forta. Do të kaloni mbrëmje të bukura në çift të mbushura me pasion.

Gaforrja: Venusi në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj do të ndikojë që të lindin mosmarrëveshje në çift. Gjendja nuk parashikohet të jetë e mirë edhe për shkak të një situate të tensionuar në punë. Për fat, Hëna dhe Neptuni do t’ju japin shtysën e nevojshme për t’i bërë ballë vështirësive. Jini dinamikë, por gjithsesi të kujdesshëm.

Luani: Kjo do të jetë një javë zhgënjyese, sepse Mërkuri nuk ju favorizon. Do ta keni të vështirë në këtë fazë të jetës suaj të gjeni dikë që t’ju mbështesë, prandaj do të ndiheni nervozë. Edhe në aspektin sentimental situata nuk parashikohet fort e mirë. Për t’i dhënë zgjidhje problemeve në çift, duhet të gjeni mirëkuptimin me partnerin.

Virgjëresha: Kjo javë do të fillojë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Në aspektin profesional gjithçka do të ecë më së miri dhe aty nga dita e enjte pritet që të merrni lajme të mira. Do të keni angazhime të shumta për një kohë të gjatë. Jeta në çift do të jetë në harmoni të plotë. Do të keni momente qetësie dhe do të kaloni një fundjavë të këndshme.

Peshorja: Marsi nuk do të ndikojë më për keq në shenjën tuaj dhe ju do të rigjeni qetësinë e humbur. Do të jeni energjikë dhe do të keni plot ide të reja, sidomos në lidhje me çështjet e punës. Mundohuni që dobësinë ta ktheni në forcë. Kjo javë do të jetë mjaft pozitive, por nuk përjashtohen edhe të papriturat, sidomos pas ditës së mërkurë.

Akrepi: Pritet që gjatë këtyre ditëve të ndiheni të lodhur dhe pa energji. Do t’ju duhet të përballeni me disa vështirësi në aspektin profesional. Përpiquni të mos i zvarritni çështjet që mund të zgjidhen aty për aty. E hëna dhe e mërkura do të jenë ditët më të lodhshme të javës. Nuk do të mungojnë as situatat e pakëndshme. Jepini forcë vetes, sepse ju mund t’ia dilni.

Shigjetari: Hëna do të jetë e vendosur gjatë këtyre ditëve në pozicion të pafavorshëm dhe mbi ju do të bjerë pesha e problemeve. Diçka mund të mos shkojë ashtu siç e kishit parashikuar. Një histori e së kaluarës është ende e pranishme dhe ju pengon që të bëni përpara. Ruani qetësinë dhe jepini drejtim gjërave, në mënyrë që t’ia dilni mbanë.  

Bricjapi: Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz të duruar, por gjithçka e ka një kufi. Nëse ju provokojnë, mund të dilni jashtë kontrollit. E keni të pamundur të pranoni idenë se dikush mund të tallet me ju, qoftë dhe për gjëra të parëndësishme. Marsi do t’ju favorizojë gjatë javës në çështjet e punës dhe për fat do t’ju ecë mbarë dhe në jetën sentimentale.

Ujori: Me siguri që do t’ju paraqiten këto ditë plot raste, të cilat duhet t’i shfrytëzoni në maksimum. Ndryshimet do të jenë të shumta, por nuk duhet të trembeni. Do të keni mbështetjen e një personi të dashur për ju.  Java premton të jetë mjaft pozitive, prandaj është e këshillueshme që të mbani qëndrim optimist.

Peshqit: Jeni në kërkim të vërtetave absolute. Disa pyetje tuajat nuk kanë marrë ende përgjigje, prandaj jeni në pritje për t’u sqaruar. Hëna do t’ju favorizojë dhe në përgjithësi kjo do të jetë një javë e mbarë. Në fundjavë ju presin surpriza të bukura dhe  duke filluar që nga dita e premte do të kaloni mbrëmje të këndshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor