Menu për festa 7 Mars 2020

Bukë e mbushur me tahini, mjaltë dhe trumzë

Menu për festa

Nga: Mirela Andoni

Foto: Armand Habazaj

Përbërësit:
300 g miell
180 ml ujë i vakët
5 g maja
1 lugë sheqer
1 lugë kripë
½ lugë trumzë
50 g gjalpë
1 lugë fara finoku
1 lugë mjaltë
2 lugë vaj ulliri
2 lugë tahini
2 lugë fara susami

Përgatitja:
Tretim në ujin e vakët majanë me sheqerin dhe e lëmë masën të pushojë 10 minuta. Përziejmë miellin me kripën, farat e finokut, trumzën dhe shtojmë ujë. E punojmë me duar derisa të përftojmë një brumë të butë që nuk ngjit. E lyejmë me vaj ulliri, e vendosim në një tas, e mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 2-3 orë.

Pas kësaj kohe e hapim brumin në petë drejtkëndore. Ndërkohë, përziejmë mjaltin me tahinin dhe lyejmë gjithë sipërfaqen e petës.

E bëjmë role dhe e mbështjellim rreth vetes, duke e vendosur fundin e rolesë në pjesën poshtme të së gjithës, që mos të na hapet gjatë pjekjes. E lyejmë me gjalpin e tretur dhe farat e susamit, të cilat i kemi vendosur më parë 10 minuta në ujë. Në fund, e pjekim për 25 minuta në furrën e ngrohur më parë në 200 gradë celsius.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor