Femijet 5 Mars 2020

5 arsyet pse fëmija më i madh meriton një respekt të madh dhe duhet të jetë gjithmonë më i vlerësuari

Femijet

Fëmijët e parë janë padyshim të veçantë që ndryshojnë jetën  e prindërve përgjithmonë. Janë ata që u japin njerëzve dhuratën e madhe të prindërimit. Sipas teorisë së Adlerit, fëmijët më të mëdhenj janë zakonisht më të përgjegjshmit dhe të besuarit. Ja disa arsye pse ata meritojnë më shumë vëmendje dhe respekt:

-Kur mbërrin fëmija i parë, shihni një kuptim krejt të ri të jetës, dhe në disa mënyra edhe një jetë të dytë. Ju duhet të kaloni përsëri në shumë sfida të jetës, tani krah për krah me fëmijën tuaj. Ju bëni shumë gabime, por gjithashtu mësoni t'i korrigjoni ato dhe fëmija është arsyeja për t'u rritur dhe kapërcyer të gjitha vështirësitë edhe nëse duket e pamundur.

-Detyrimi për t’u rritur më shpejt bën që fëmija më i madh të bëhet më i zgjuar. Ata i shikojnë të rriturit ashtu siç nuk e bën askush tjetër sepse ndiejnë një sens përgjegjësie. Ata kanë ngecur diku midis të rriturve dhe një fëmije, dhe shpesh shërbejnë si një udhëzues në mes të 2 fëmijëve.

- Fëmijët që kanë motër ose vëlla më të vogël kanë më shumë punë dhe më shumë përgjegjësi, dhe nuk e zotërojnë plotësisht kohën e lirë pasi e ndajnë atë me fëmijët e tjerë. Kur në një familje me vetëm një fëmijë, ai ose ajo mund të pushojnë pasi të ketë ngrënë apo pastruar dhomën  ata me  vëlla ose motër më të vogël nuk mund të lexojnë me qetësi një libër sepse gjithmonë është dikush që ka nevojë për kujdesin e tyre.

- Nëse ju keni dy duar fëmija i parë “ka dhe dy të tjera” që ju ndihmojnë aq sa munden. Ata janë dadot më e mirë për fëmijët e vegjël dhe shërbejnë si dora juaj e djathtë dhe shpëtuesi juaj i jetës kur keni nevojë për ndihmë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor