Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Qoftet me salcë pikante janë një recetë e thjeshtë dhe e shijshme. Receta tradicionale është me bazë mishi, por mund të bëhen edhe me kërpudha.
Përbërësit:
500 gr salcë domatesh
350 gr mish viçi i grirë
40 gr parmixhano
40 gr rikota
1 vezë
1 thelpi hudhër
1 degëz sherbelë
1 lugë gjelle majdanoz
1 lugë gjelle galetë (peksimadhe)
Gjysmë gote vaj ulliri e.v
Pak piper i kuq
Pak miell
Kripë
Përgatitja:
Përzieni mishin e grirë me vezën e rrahur, pamrixhanon, rikotën, hudhrën e grirë, majdanozin e copëtuar, kripën dhe piperin e kuq. Nëse përbërja është shumë e qullët shtoni 1 lugë gjelle galetë. Formoni qofte në madhësinë e arrës dhe kalojini në miell.
Skuqini qoftet në një tigan me 1/4 gote vaj ulliri, duke i kthyer herë pas here. Më pas hapini në një letër kuzhine për t'u thithur vajin e tepërt. Në të njëjtin tigan hidhni vajin e mbetur të ullirit, sherbelën, salcën e domates dhe pak piper të kuq.
Shtojini qoftet në salcë, gatuajini për 15 minuta në zjarr mesatar dhe shtojuni kripë. Servirini të ngrohta.
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...