Kujdesi per trupin 3 Mars 2020

E keni të gjithë në shtëpi, por e dini cili është përbërësi sekret që qetëson lëkurën e irrituar pas depilimit?

Kujdesi per trupin

Një nga ankthet më të mëdha të femrave, mes shumë të tjerave, është edhe depilimi, sidomos kur nuk e bëni mirë. Një prerje e vogël me brisk apo tërheqja nga ana e gabuar e strishës së dyllit lënë lënë shenjat e tyre mbi lëkurë. Irritimi, skuqja e lëkurës, qimet e rritura nën lëkurë dhe ndjesia e djegies në zona të caktuara të trupit mund të krijojnë situata paniku tek shumë prej nesh, prandaj duhet të njihni trajtimet e duhura, siç është uthulla e mollës. 

TRAJTIM ME UTHULL MOLLE
Jemi mësuar ta përdorim uthullën e mollës në gatim apo edhe në trajtime të ndryshme bukurie për flokët, fytyrën dhe infeksionet mykotike të thonjve, mirëpo veprimi i saj është 100% efektiv edhe në rastin e ndonjë irritimi gjatë apo pas depilimit. Uthulla e mollës ka me shumicë përbërës antibakterialë që reduktojnë inflamimin dhe skuqjen e lëkurës. Kujdes: Nuk duhet aplikuar direkt mbi lëkurë, por e tretur me pak ujë të vakët. Më pas mund ta spruconi në zonat ku keni nevojë ose të mbështillni lëkurën me ndihmën e napave të pambukut.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor