Keshilla bukurie 3 Mars 2020

Grim i rënduar? Më pak mundësi për të qenë lider; ja si ndikon sipas ekspertëve tualeti i tepërt në pozicionin e grave

Keshilla bukurie

Grim mund të ketë lidhje me besimin tonë. Sipas disa studimeve është zbuluar që ata që bëjnë grim paguhen më shumë se ato që rrinë pa. Sidoqoftë, aplikimi i tualetit ka edhe mangësitë e tij, sepse një studim ka zbuluar se shumë prej tyre mund t'i bëjnë gratë të duken sikur nuk kanë aftësi të forta drejtuese.

Kozmetika mund të përmirësojë bukurinë tonë dhe kështu të na bëjë të dukemi më të të paraqitshëm në sytë e njerëzve të tjerë. Mund të na shtyjë përpara në një konkurs, ose kur jemi duke luftuar për të marrë vëmendjen e një partneri të mundshëm. Por e njëjta lloj kozmetike mund të na japë më pak mundësi për të qënë një lider ose që punopnjësit të mos na shohin të tillë, sipas një studimi të Universitetit Abertay në Skoci.

Një studim i Universitetit Harvard / Boston u pajtua me këtë gjetje. Rezultatet treguan se, pamja dramatike ose shumë e rënduar e makupit mund gratë që përdorin shumë tualet të shihen si më pak të besueshme me kalimin e kohës. Për këtë arsye, këshillohet të mos vishni gjëra provokuese në punë dhe gjithashtu të mos bëni makeup të tepruar.  

Por gjithashtu këto studime nga Universiteti Abertay dhe Universiteti Harvard / Boston, thonë që një gjë e tillë në lidhje me tualetin nuk ka të njëjtin rezultat në vende pune të ndryshme. Sepse p.sh në botën e modës një grim i tillë do të ishte me vend.  

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor