Astroliving 3 Mars 2020

Horoskopi mujor MARS: Ujori dhe Peshqit

Astroliving

Nga Paolo Fox

UJORI: Në aspektin profesional, shumë nga të lindurit në këtë shenjë janë në pritje të një ndryshimi, por pa e kuptuar se ky i fundit s’mund të vijë nga jashtë, por të nisë brenda jush. Dëshira për t’u rebeluar kundër rregullave nuk ju mungon aspak. Ata që kanë një punë të pavarur do të mendojnë për t’u transferuar diku tjetër. Mund t’u bëni kërkesa eprorëve tuaj që të ndryshoni rutinën. Studentët duhet të përgatiten sa më mirë, pasi kohët e fundit kanë qenë shumë të shpërqendruar. Nëse doni që projektet tuaja të kenë sukses, sidomos ato që lidhen me shtëpinë dhe transferime të mundshme, duhet të jeni sa më të sigurt.

Çiftet që janë të lidhura prej kohësh janë ftohur disi në intimitetin e tyre, por gjithçka mund të rilindë falë yjeve të marsit. Projektet e reja ju emocionojnë shumë. Do të bëni një investim të rëndësishëm në punën e njërit prej partnerëve. Të shkuarën e keni hedhur pas krahëve. Nëse keni kaluar një ndarje apo një krizë, Ujorët janë të aftë të mos e kthejnë kokën pas dhe të çlirohen nga mendimet negative. Nëse jeni beqarë, mos u përfshini shumë emocionalisht në aventurat e reja. Kini kujdes në datat 13, 14, 27 dhe 28, pasi diçka s’ju pëlqen dhe do të ngrini zërin. Duhet të gjeni sërish energjinë fizike. Mos u mbyllni dhe tregoni çfarë ju shqetëson. Plotësoni nevojat që ka trupi dhe dëgjoni ndjenjat. Jepini hapësirë rebelimit që ndieni përbrenda prej shumë muajsh, përndryshe do të keni probleme psikopatike. Saturni në shenjën tuaj do të shtojë dëshirën për të qenë sa më të lirë.

PESHQIT: Ky muaj është i rëndësishëm për çështjet profesionale që ndikojnë në jetën tuaj. Nëse keni një aktivitet prestigjioz, ju e dini mirë që keni luftuar kundër shumë armiqve. Periudhën më të vështirë e keni kaluar vjet. Mos mendoni për të shkuarën. Nëse aktiviteti juaj është bllokuar për çështje burokratike, tani do të marrin rrugën e zgjidhjes. Gjatë marsit mund të bëni kërkesa për të përmirësuar kushtet e punës. Drejt jush po vjen një valë optimizmi që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë muajit.

Marsi do të sjellë edhe shumë histori të reja dashurie. Të gjithë ata që kanë mbetur të zhgënjyer nuk duhet t’ia mbyllin dyert dashurisë. Jupiteri, Marsi, Saturni dhe Dielli ju favorizojnë. Shpeshherë ndodh të mbylleni në vetvete dhe të mos e kuptoni botën, e herë tjetër të ndiheni të përfshirë nga emocione të mëdha që doni t’ua tregoni të gjithëve. Optimizmi s’do të mungojë gjatë këtyre ditëve. Mund të planifikoni diçka argëtuese në çift. Nëse keni debate në marrëdhënie, sqarojini, pasi, nëse i lini pas dore, do të shndërrohen në konflikte. Edhe pse të lindurit në shenjën e Peshqve janë në kërkim të një martese me një person për gjithë jetën, ndonjëherë janë aq të etur për pasion, sa e tundon ideja e tradhtisë.

E keni të vështirë të kontrolloni emocionet dhe doni ta jetoni jetën me çdo kusht. Ja pse shumë prej jush tradhtojnë sa herë që diçka shkon keq me partnerin dhe ia vini fajin pikërisht marrëdhënies. Ka ardhur çasti të vini pak rregull në jetën tuaj sentimentale. Takimet janë të favorizuara gjatë fundit të muajit. Marsi do të jetë një muaj disi stresues për shkak të punës. Edhe në aspektin sentimental mos mbani shumë shpresa, pasi do të ketë ditë të karakterizuara nga presioni i madh. Kujdes maksimal në datat 13 dhe 27.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor