Astroliving 3 Mars 2020

Horoskopi mujor MARS: Shigjetari dhe Bricjapi

Astroliving

Nga Paolo Fox

SHIGJETARI: Ky do të jetë muaji kur do të shpërbleheni për punën tuaj, sidomos për ata që kanë një aktivitet privat. Kjo periudhë është shumë e favorshme për ata që duhet të marrin vendime në lidhje me pronat. Do ta keni të lehtë të veproni. Keni ndërmarrë një nismë, por jeni disi të shqetësuar, pasi po investoni shumë para. Shumë nga ata që janë të punësuar, janë në kërkim të ndryshimit. Keni përveshur mëngët për të gjetur mundësi të reja. Një fazë interesante do të nisë pas datës 20, pasi Dielli do t’ju favorizojë sërish. Në datat 24 dhe 25 do të merrni disa përgjigje që i prisnit prej kohësh.

Yjet do të jenë më intrigues në fushën e ndjenjave. Kush nga ju ka një lidhje të lodhshme prej vitesh, do t’i hedhë sytë diku tjetër. Jo të gjithë janë të gatshëm të tradhtojnë, por nuk ju mungon dëshira ta vini marrëdhënien tuaj në provë apo të përjetoni përvoja të reja. Ky është çasti për t’i shprehur ndjenjat tuaja në mënyrë sa më të sinqertë. Nëse keni një kërkesë ndaj partnerëve, bëjeni që tani, pasi në prill do të nisë një periudhë pasigurie në aspektin sentimental. Me të lindurit në shenjën e Peshores, Ujorit dhe Luanit keni marrëdhënie shumë krijuese dhe të mira. Jeni beqarë? Mos u fiksoni pas atyre që s’jua hedhin sytë. Jeni të martuar prej vitesh? Kujdes, se mos tundoheni nga tradhtitë. Nuk mungojnë lajmet e reja gjatë marsit. Muaji do të jetë interesant edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Ndoshta po ndodhin shumë gjëra bashkë rreth jush dhe ndiheni të nervozuar. E hëna e datës 16 do të jetë shumë e rëndësishme, pasi Hëna do të kalojë në shenjën tuaj dhe bashkë me të rikthehet edhe energjia pozitive. Kushtojini pak më shumë kohë vetes.

BRICJAPI: Përveç Jupiterit dhe Saturnit, në shenjën tuaj do të hyjë edhe Marsi dhe do të ndihet ndikimi i tyre pozitiv. Këtë periudhë të lindurit e kësaj shenje do të ndihen sikur janë më superiorë ndaj të tjerëve dhe mendojnë se janë drejtues më të mirë. Disa nga ju kanë vendosur të transferohen, dhe tani po korrin frytet e punës së tyre. Dëshira për të punuar është më e madhe sesa energjitë negative. Mërkuri do t’i bashkohet shenjës suaj dhe në datat 9, 10 dhe 23 do të shijoni suksesin e vërtetë. Këtë muaj do të bëni zgjedhje vërtet të rëndësishme.

Çiftet që janë lidhur rishtazi këtë vit kanë një marrëdhënie të qëndrueshme, sidomos falë kalimit të bukur të Jupiterit dhe Saturnit në shenjë. Ju karakterizon përgjegjësia e madhe në marrëdhënie dhe pasioni. Nëse doni të njihni njerëz të rinj, kjo është periudha e duhur. Po ndërtoni diçka të rëndësishme për të ardhmen. Një lajm i mirë për zemrat e vetmuara, pasi disa prej tyre do të lidhen sërish me ish-partnerët që s’i kanë harruar ende. Ndërsa për çiftet në krizë ky horoskop është çlirues. Jeni gjithmonë ju ai që vendosni në një lidhje. Energjia nuk ju mungon.

Një i lindur në shenjën e Peshqve apo të Akrepit mund t’ju thotë një fjalë më shumë. Ndiheni të lodhur duke duruar, duke mbrojtur dhe duke kuptuar njerëz të papjekur. Rikuperimi i vërtetë psikofizik do të ndodhë gjatë fillimit të muajit, sidomos trajtimet që do të bëni rreth datës 5. Bricjapët zakonisht e marrin shtruar para se të shkojnë te doktori. Yjet ju ftojnë të kujdeseni për veten. Kini kujdes në datën 24 dhe shmangni shpërqendrimet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor