Astroliving 3 Mars 2020

Horoskopi mujor MARS:Peshorja dhe Akrepi

Astroliving

Nga Paolo Fox

PESHORJA: Nëse punoni për një kompani që është në krizë prej kohësh, duhet të shkëputeni sa jeni ende në kohë. Disa marrëveshje që i keni bërë vjeshtën e kaluar do t’ju shkaktojnë disa shqetësime të papritura. Ju këshillojmë të lini gjithçka, nëse nuk ndiheni rehat me kolegët dhe bashkëpunëtorët, sidomos nëse këta të fundit janë të shenjës së Gaforres apo Bricjapit. Shpeshherë pyesni veten nëse jeni duke bërë jetën që dëshironi, pasi kjo pranverë do të jetë një periudhë reflektimi. Përcaktojeni sa më mirë pozicionin tuaj me eprorët për të shmangur debatet. Do të shpenzoni për mobilime apo për riparime të paparashikuara.

Çiftet që kanë kaluar një krizë të vogël gjatë shkurtit, tani janë më të forta. Lajm i mirë për ju, pasi Venusi do të nisë kalimin e tij në prill në shenjën tuaj dhe ndikimi i tij do të zgjatë disa muaj. Mbeten të hapura konfliktet që kanë si shkak paratë. Edhe pse Saturni vazhdon të jetë kundër jush, me pak vullnet do të kaloni çdo pengesë. Bisedoni me njëri-tjetrin dhe gjeni cila është arsyeja kryesore, nëse keni probleme. Me gjasë ka të bëjë më shumë me faktin që i kushtoni më shumë kohë punës. Takime të reja për beqarët, të cilat gjatë prillit mund të shndërrohen në lidhje serioze. Nëse ndonjëri nga ju ka menduar për martesën që vitin e kaluar, tani duhet të vendosë, pasi mund të shtohen problemet ekonomike dhe do të lindin dyshime.

Tensionet e grumbulluara janë barrë e madhe për ju. Edhe nëse gjithçka shkon mirë në punë, gjërat që bëni ju stresojnë dhe ju hanë shumë kohë. Premtojini vetes se do t’u kushtoni më shumë kohë trupit dhe mendjes. Nuk po shfrytëzoni dot krijimtarinë tuaj prej muajsh, lërini disi mënjanë detyrimet. Datat 17 dhe 25 do të karakterizohen nga tensioni.

AKREPI: Gjatë marsit të gjithë duhet t’ju trajtojnë me delikatesë, pasi mund të reagoni në mënyrë të papritur gjithë nervozizëm. Ju ka ardhur në majë të hundës loja e dyfishtë që po dëshmoni në aspektin profesional, pasi ju jeni shumë të qartë dhe të drejtpërdrejtë në fjalët dhe në zgjedhjet që bëni. Nëse keni përkrah dikë që nuk i respekton idetë tuaja apo shtiret, do t’i vini vizën pa i lënë gjë pa thënë. Është e qartë që në këtë periudhë po ngre krye rebelimi brenda jush. Nuk ju mungon aspak dëshira për t’i çuar të gjithë në djall. Mbajeni në kontroll këtë zemërim. Shumë nga ju do ta shfryjnë inatin edhe brenda familjes, duke u treguar jashtëzakonisht nervozë. Jupiteri ju mbron, por duhet të kuptoni se ku doni të shkoni dhe çfarë doni të bëni. Askush s’e vë në dyshim rolin tuaj në rrethin shoqëror. Nëse s’i trazoni shumë ujërat, gjysma e dytë e vitit do t’ju shpërblejë për durimin tuaj.

Pranvera nuk do të nisë me këmbën e mbarë në fushën e ndjenjave, por ju duhet të kuptoni se ç’marrëdhënie keni krijuar. Marrëdhëniet e krijuara prej kohësh do të kenë probleme me komunikimin. Do të përballeni me një problem ekonomik që lidhet me shtëpinë ose me fëmijët. Lidhjet e përkohshme që kanë nisur si lojë rrezikojnë të shkojnë drejt ndarjes. Në të vërtetë, të lindurit në shenjën e Akrepit shpesh janë shumë të dyzuar se si duhet t’i shfaqin ndjenjat e tyre, pasi kërkojnë dashurinë e jetës, por, kur e gjejnë, kanë frikë. Reflektoni mirë se çfarë dëshironi apo kë doni. Kush nga ju ka 

tradhtuar, tani do të shlyejë gabimet. Marsi do të shoqërohet nga një stres emotiv për shkak të kundërshtisë së Venusit dhe Uranit. Kujdes maksimal duhet të bëjnë çiftet që kanë pasur probleme në të shkuarën sidomos gjatë dy javëve të fundit të marsit. Ruani qetësinë.

Marsi do të jetë i lodhshëm, madje gjatë disa ditëve do ta humbni fare toruan, si në datat 13 dhe 27. Në fakt, gjatë dhjetë ditëve të fundit duhet të keni kujdes edhe me shëndetin.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor