Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Nga Paolo Fox
BINJAKËT: Muaj rikuperimi në aspektin profesional, sidomos kur bëhet fjalë për projekte të reja shumë vizionare. Jupiteri nuk është më armiku juaj si vitin e kaluar, ja pse kjo periudhë do të jetë e favorshme. Megjithatë, do të mbeten disa gjurmë të problematikave. Do të merrni përgjigje pozitive shumë shpejt. Ekziston mundësia që jo vetëm të rimëkëmbeni, por edhe të shpërbleheni, sidomos me afrimin e prillit. Jeni në kërkim të gjërave të sigurta. Do të mbyllni një bashkëpunim që deri tani s’ka dhënë asnjë fryt. Pranvera është një periudhë interesante. Dielli do t’ju mbështetë pas datës 20. Tregohuni sërish të duruar me paratë, pasi shumë nga të ardhurat e tanishme shkojnë për të larë kredi apo borxhe të marra në të shkuarën.
Dashuria do të rizgjohet dhe gjërat do të shkojnë edhe më mirë në prill, kohë kur Venusi nis kalimin në shenjën tuaj. Do të gjeni sensualitetin dhe qëndrueshmërinë që ju kishin munguar për një sërë arsyesh. Ata që sapo janë ndarë, bëjnë mirë të kërkojnë ndihmën e një ndërmjetësi. Viti 2019 nuk ka qenë aspak i lehtë. Shumë nga ju duhet t’i kushtojnë rëndësi intimitetit, që e kanë lënë në plan të dytë për shkak të angazhimeve profesionale.
Fillimi i muajit do të jetë i lodhshëm, por pas datës 20 rikuperimi do të jetë i dukshëm. Nëse jeni nga ata njerëz që bëni shumë gjëra njëherësh apo që s’ndalen kurrë, lind nevoja të vini pak rregull në jetën tuaj. Kini kujdes në datën 9 dhe gjatë gjysmës së muajit. Qëndroni larg celularit dhe shmangni çdolloj përqendrimi gjatë fundit të muajit.
GAFORRJA: Disa nga aktivitetet që bëni do të ndërpriten ose do të ndryshojnë. Bëni një plan me strategjitë e duhura dhe mendoni për diçka të re. Marsi ju dhuron forcën e Diellit, i cili do të qëndrojë aktiv në shenjën tuaj deri në datën 20. Venusi ju mbron shumë. Shumë shpesh nuk jeni aspak tolerantë, pasi bashkëpunimet tuaja po marrin fund të gjitha. Ne ju këshillojmë që të pranoni edhe punë të paguara më pak nga ç’synoni ju, sidomos ata që janë profesionistë të pavarur. Edhe gjysma e dytë e vitit do të karakterizohet nga problemet në aspektin profesional, por ju do të arrini ta gjeni qëndrueshmërinë. Në familje ndiheni të tensionuar, pasi shumë shpenzime dhe shumë njerëz varen nga ju. Nëse njëri nga ju ka pranuar një pozicion të rëndësishëm, do të kuptojë se po punon me njerëz aspak të besueshëm, madje do t’ju duhet ndihma e një avokati për të zgjidhur gjërat. Projektet e reja ecin shumë ngadalë. Nuk ka asgjë të re në horizont.
Në aspektin sentimental gjërat shkojnë më mirë, sidomos nëse krahasojmë gjendjen me shkurtin. Dashuria do t’ju shpëtojë nga disa situata të pakëndshme. Ju duket sikur s’ju kupton njeri dhe sikur bota është ndryshe për ju. Lidhjet e reja nisin në formën e lojës. Ata që kanë lidhje në largësi, edhe mund t’i japin fund. Disa lidhje do të marrin fund pa shumë vuajtje. Ata që vendosin të martohen, duhet të jenë shumë të sigurt në atë që duan. Nuk është se mungon dashuria, por me mijëra dyshime mbizotërojnë në marrëdhënien tuaj. Mërkuri do të jetë i favorshëm për ju pas datës 16.
Do të ndiheni nën presion për shkak të problemeve profesionale dhe personale. Mund të bëni disa ditë pushim, nëse kuptoni se ka vërtet nevojë për reflektim për çka do të bëni të nesërmen.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...