Traditat, gatimet, simbolet dhe gjithçka që duhet të dini për javën e Pashkës
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Nga Paolo Fox
DASHI: Po i afroheni fazës më krijuese të vitit 2020. Duke nisur nga data 22, Saturni nuk do të jetë më aq i rreptë me ju sikundër dy vitet e fundit. Nëse njëri nga ju pret një konfirmim nga puna apo thjesht pret suksesin e një çështjeje, mund të marrë përgjigje pozitive brenda tre muajsh. Marrëdhëniet e bashkëpunimit janë shumë frytdhënëse, ja pse marsi do të jetë muaji i propozimeve interesante. Dielli do të vazhdojë të qëndrojë në shenjën tuaj dhe kjo do të thotë se jeni të mbushur me energji. Kjo është një periudhë interesante për sipërmarrësit që mund të zgjerojnë aktivitetin e tyre. Të ardhurat s’do të jenë të shumta, madje ju këshillojmë të keni kujdes me ndonjë situatë spekuluese dhe të rrezikshme. Në datën 25 ju vjen një propozim që duhet ta vlerësoni me kujdes.
Në aspektin e ndjenjave gjithë viti do të karakterizohet nga vendime përfundimtare. O po o jo! Në këtë periudhë është e vështirë që të vazhdojnë marrëdhëniet problematike. Kini paksa kujdes, pasi puna po ju shpërqendron. Çiftet që janë të lidhura prej kohësh do të debatojnë pikërisht për këtë. Mjaftojnë problemet që duhen zgjidhur brenda çiftit. Nëse njëri nga ju do t’i japë fund një marrëdhënieje, s’do të mendohet dy herë. Ata që janë në prag të divorcit tani do të merren me avokatët dhe noterët për të zgjidhur çështjet ligjore. Venusi ju ndihmon si gjithmonë të gjeni një zgjidhje për problemet brenda në familje: riparime apo shpenzime të papritura. Kërkoni gjithnjë ndihmën e ekspertit. Nëse njëri nga ju e ndien veten ende viktimë të një ndarjeje, s’është i hapur për marrëdhënie të reja.
Yjet janë shumë të favorshme për ata që duan të kapërcejnë një problem shëndetësor. Saturni s’është më në prapavijë që prej datës 22. Nuk po themi se kjo periudhë do të jetë shumë e qetë, pasi të lindurit në shenjën e Dashit janë gjithnjë paksa të tensionuar, shpeshherë edhe duke e tepruar. Datat 4, 5, 10 dhe 11 do të karakterizohen nga nervozizmi. Pa dyshim që fundi i muajit do të jetë më i mirë.
DEMI: Ju kujtoj se fillimi i vitit do të jetë shumë i favorshëm për një rilindje në aspektin profesional. Në datën 5 kalon edhe Venusi në shenjën tuaj, përveç Marsit që vazhdon t’ju mbështetë. Gjatë dy muajve të fundit keni arritur suksese të vogla. Eprorët ju vlerësojnë shumë, ja pse ju ofrojnë projekte të reja. Mos kini frikë nga nismat e reja. Të lindurit e kësaj shenje bëhen gjithnjë e më mosbesues me kalimin e kohës. Nëse në të njëzetat janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, te të dyzetat ndihen shumë më të pasigurt edhe ndaj ndryshimeve më të vogla. Nuk ju mungon asnjëherë dëshira për të jetuar sipas rregullave që i vendosni vetë. Vizioni juaj për të ardhmen është shumë optimist, sidomos në lidhje me projektet e reja të marsit. Në datën 9 do të merrni një telefonatë apo një propozim vërtet interesant. Tani e ndieni më pak peshën e përgjegjësisë dhe jeni më të çliruar.
Marsi do të jetë një muaj shumë pasionant që ju fton të njiheni me njerëz të rinj pa shumë dyshime. Do të jetë një periudhë e favorshme që çiftet e lidhura prej kohësh të planifikojnë martesën apo bashkëjetesën. Nëse s’mbyllen brenda në shtëpi, beqarët do të jenë më tërheqës se kurrë dhe njohjet e veçanta s’do të mungojnë. Përpos Marsit, në datën 19 do të bashkohet edhe Jupiteri dhe Saturni me dashamirësinë e tyre. Pjesa e dytë e muajit do të jetë e përsosur në fushën e ndjenjave. Nëse ka diçka që nuk shkon në një marrëdhënie, mos ngurroni t’i jepni fund, pasi me këto yje mundësitë që të mbeteni vetëm janë të pakta. Disa nga ju do të duan t’i kthehen një dashurie të hershme, por reflektoni nëse kjo ia vlen vërtet.
Këtë vit do të dëgjoni trupin tuaj dhe do t’i plotësoni çdo kërkesë. Nëse deri para pak kohësh ndiheshit të tensionuar dhe përgjegjës për gjithçka, tani disa gjëra ua keni deleguar të tjerëve që t’i kushtoni më shumë kohë vetes. Nëse doni të mbani dietë, duhet të këshilloheni patjetër me një mjek, pasi ushqimi është pika juaj e dobët.
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...