Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Sonila Meço ka qenë e ftuar në “Why Not”, ku ndër të tjera ka folur për pengesat dhe problemet që shpesh ka hasur në rrugëtimin e saj në televizion. Pyetur nëse ka ndodhur të censurohet nga vetë politikat e televizionit, Meço ka rrëfyer se raste të tilla kanë qenë të shumta.
“Unë kam pasur të ftuar që ka qenë i rëndësishëm për momentin për të cilin pronarët, drejtuesit, linjat editoriale të televizionit nuk kanë qenë dakord, unë sërish e kam marrë. Është paguar ky çmim edhe me largimin e drejtorit të informacionit të asaj kohe nga televizioni”, ka deklaruar Sonila. Ajo ka theksuar se vetë prezenca e saj në televizion është rrezikuar nga intervista të kësaj natyre, por Meço e ka patur një arsye për të hedhur hapa të tillë.
“Unë i kam marrë jo për t’i bërë sfidë televizionit, por sepse zëri i tyre ka qenë i rëndësishëm në atë moment për të dëgjuar opinionin e tyre”, ka shpjeguar gazetare.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...