Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
KUJDESI PËR GJINJTË Nëse e ushqeni foshnjën me gji, ata do të vazhdojnë të jenë të fryrë, për aq kohë
sa do ta vazhdoni këtë proces. Mbani reçipeta të rehatshme dhe cilësore, pastrojini gjinjtë dhe thithat çdo ditë me
ujë të ngrohtë apo locion të posaçëm, por shmangni përdorimin e sapunit. Ai mund ta përkeqësojë dhimbjen apo
lëkurën e plasaritur të thithave. Nëse nuk e ushqeni foshnjën me gji, gjoksi i zmadhuar gjatë muajve të shtatzënisë, do të fillojë të bjerë gradualisht gjatë muajit të parë pas lindjes.
Mbledhja e gjirit: gjatë ditëve të para pas lindjes, gjinjtë janë të mbushur me kulloshtër. Brenda pak ditësh, ata do të
mbushen me qumësht. Pavarësisht nëse e ushqeni foshnjën me gji apo jo, ata do të fryhen, rëndohen, skuqen, ënjten dhe do të bëhen më të ndjeshëm. Nëse vendosni të mos e ushqeni foshnjën me gji, këta të fundit mund të mbledhin dhe të forcohen derisa të mos prodhojnë më qumësht. Zakonisht, mbledhja e gjirit zgjat më pak se tri ditë, por kjo mund të jetë një periudhë shumë e sikletshme. Edhe nëse e ushqeni me gji, në disa raste ata mund të kenë tepricë të qumështit dhe për pasojë, mund të mbledhin. Për të lehtësuar dhimbjen
dhe për të shmangur mbledhjen e gjirit, veproni si më poshtë:
shtrydheni me dorë ose ushqeni
foshnjën me gji;
vendosni copa të ngrohta ose të
ftohta, qese me akull, apo bëni një
dush me ujë të ngrohtë;
përdorni reçipeta të ngushta.
Ky informacion është shkëputur nga libri "Guida e shtatzënisë" pëkthyer dhe botuar nga Botimet LIVING
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...