Guide per shendetin 29 Shkurt 2020

Gjithçka varet nga ju, ja ç'këshillojnë mjekët të bëni çdo ditë nëse vuani nga ulcera

Guide per shendetin

Ulçera shkaktohet pjesërisht nga veprimi gërryes i acideve të stomakut, por edhe i faktorëve të jashtëm si marrja e medikamenteve të caktuara si Advil, Aleve apo Motrin, alkooli, duhani etj. Sipas mjekëve edhe bakteri H. pylori mund të çojë në shfaqjen e ulcerës. Gati 90% e njerëzve që vuajnë nga ulcera në duoden dhe 75% e të gjitha ulcerave të stomakut shkaktohen nga ky bakter, i cili sulmon muret e stomakut. Simptomat e ulcerave peptike janë shumë të ndryshme nga personi në person, disa ndjejnë një dhimbje në kraharor. Por çfarë këshillojnë mjekët?

Nenexhik
Një lugë çaj nenexhik i copëtuar e vendosni në një copë leukoplasti, të cilin duhet ta ngjisni mbi kërthizë. Leukoplastin duhet ta mbani aty për disa orë derisa t’u pushojë dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut.

Lakra turshi
Lëngu i lakrave turshi ka dhënë rezultate të mira për sëmundjet e stomakut dhe për ulcerën. Ky lëng duhet të pihet çdo 2 orë nga 1 lugë gjelle për 1-2 muaj rresht. Gjatë këtij mjekimi nuk duhet të pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumësht dhe lëngje frutash mund të pini sipas dëshirës.

Panxhari i kuq
Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50 gr lëng boronicë. Këto përzihen në një enë dhe lihen aty për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe për shërimin e ulcerave në stomak e duoden.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor