Tendencat e fundit te modes 28 Shkurt 2020

Njihuni me Emiranda Beka, mbesa e Angesa Vuthaj dhe koleksionin e saj të ri, avangardë të getave

Tendencat e fundit te modes

Ideja e getave të punuara me detaje shoqëruese nuk është më një risi në botën e modës, por ti çosh ato në një dimension tjetër, sa përrallor aq dhe futurist, është tjetër gjë.

Këtë ka bërë edhe stilistja e re, Emiranda Beka, e cila duke patur një sy piktoreje ka ditur ti japi këtyre aksesorëve kaq femërorë nota avangardë.

“ E krijova këtë koleksion për të gjitha ato femra , të cilat duan të ndihen mirë me veshjet e tyre e në të njëjtën kohë të ndihen të veçanta. Punimet me dorë jo çdo kush i mban dhe jo çdo kush di ti kombinojë, ndaj dhe unë kam disenjuar disa të tilla në mënyrë që çdo femër të gjej vetveten. Ideja e avant gardë më ka ardhur duke menduar të bëj diçka të jashtëzakonshme, më ndryshe se herët e tjera. Avantgardë janë njerëz ose vepra që janë eksperimentale ose inovativ, veçanërisht në lidhje me modën, artin, stilin e jetës ose kulturën, duke shtyrë kufijtë e të pazakontë. Kur veshja është disenjuar në një mënyrë të pazakontë (ndoshta në mënyrë të çuditshme), ajo zakonisht tërheq më shumë vëmendje nga të famshëm dhe shtypi.” – thotë ajo.

MUA : Elite Beauty Studio / Doruntina Mustafa
Fotografia : Fioralba Kryemadhi

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor