Kujdesi per trupin 26 Shkurt 2020

Koronavirus i afrohet vendit tonë; Konfirmohen rastet e para në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut

Kujdesi per trupin

Koronavirusi ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. E prekura është një grua 50-vjeçare e cila vinte nga Italia. Sipas ministrit, ajo do të qëndrojë 14 ditë në izolim në Klinikën për sëmundje infektive.

Ndërkohë, një 38-vjeçare greke në Selanik është rasti i parë pozitiv i koronavirusit në Greqi. Lajmi është bërë me dije në një konferencë për shtyp të profesorit të sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodhras i cili ka sqaruar se gruaja në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe kurohet në spitalin Axepa të qytetit të Selanikut.

38-vjeçarja gjithashtu është kthyer nga një zonë e Italisë së Veriut ndaj dhe organet greke të shëndetësisë, po përpiqen të vënë në zbatim planin e hartuar për këto raste.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor