Showbiz 26 Shkurt 2020

Na kanë hedhur hi syve gjithë kohës, Robert Berisha paska qenë i lidhur me modelen 20 vjeçare kur u nda nga Nora

Showbiz

Akoma pa kaluar një muaj nga ''ndarja" e bujshme e Robert Berishës dhe Nora Istrefit, ndarje për nuk e dimë akoma nëse është konkretizuar edhe nga pikëpamja ligjore pasi çifti vazhdon të japë deklarata kontradiktore, aq sa nuk do të ishte habi po të merrnim vesh që ishte thjesht për show, në shtypin rozë kosovar dolën thashethemet e pare se mes tyre ishte futur një e tretë. Ishte fillimisht portali Privé ai që publikoi lajmin se arsyeja e ndarjes së dy artistëve ishte një modele shqiptare, e cila jeton prej vitesh në New York.

Gjithçka nisi për shkak të disa fotove të publikuara në një resort luksoz në Turqi, ku Roberti dhe Jessica u shfaqën bashkë, por këngëtari u kujdes t'i hidhte poshtë këta zëra duke thënë se ishin thjesht miq. Por ja që e vërteta qenka komplet ndryshe.

 

Ditën e djeshme, ajo pranoi se ka qenë e dashura e Robertit dhe foli për e shkaktuar kjo lidhje sekrete. “Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. S'e kuptoj pse duhet ta mbajmë të fshehtë, a thua se po bëjmë ndonjë krim. Personalisht, mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekrete. Jam totalisht dakord që lidhjea të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban fshehur. Njerëzit do të paragjykojnë dhe të kërkojnë gjithmonë dikë për të fajësuar. Kjo gjë nuk mund të ndalet. Njerëzit e njohur harrojnë që edhe ata kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdokush tjetër.

Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë, por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë.”-shkruan ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor