Tendencat e fundit te modes 25 Shkurt 2020

Si ta veshim ngjyrën gri këtë pranverë: 5 kombinime 'yll'

Tendencat e fundit te modes

50 hijet e grisë: një mit që do të jetë në tendencë edhe në muajt e ardhshëm, për të mos thënë një nga trendet më të forta të pranverë-verës 2020. Gri-a është një ngjyrë me personalitet të dyfishtë, në të njëjtën kohë i thellë dhe i lehtë, i ftohtë dhe romantik, diskret dhe prepotent, esencial dhe brilant.

Në mos 50, sido që të jenë nuancat tuaja të preferuara të grisë, revista Grazia sugjeron 5 look  "gri-centrikë", të gjitha për t'u adhuruar këtë pranverë!

Gri e çelët

Për shkak se kjo nuancë i afrohet shumë të bardhës, do të luajmë me kontrastet e materialeve dhe ngjyrave. Me çfarë do t'i kombinonit një palë pantallona ekscentrike me temina e bel të lartë, në ngjyrë patëllxhani? Sigurisht me një golf dhe me një palë sandale gri që do të zbusnin shpirtin ekstravagant, së bashku me çantën transparente, me një stil shumë të veçantë.

Gri e errët

Krahasuar me rastin e parë, kjo është një nuancë më e vendosur, është gria e stilit industrial, gria e tymit e cila duhet zbutur me aksesorë superfemërore: një palë çizme deri tek gjuri ngjyrë vishnje, një kapele me lule në ngjyra të ngrohta dhe një çantë 'ladylike' me motiv 'cannage' dhe aksesorë të artë.

Gri perlë

Gri-a perlë është një nuancë natyrshëm elegante dhe e rafinuar, pikërisht si një kostum me prerje sartoriale, me xhaketë dopiopet dhe pantallona cigare me bel të lartë. Nëse këtë dy elemente kaq harmonike bashkohen, rezultati patjetër që dot jetë 'chic' së bashku me një çantë rozë pastelë dhe një palë mules jeshile smeraldi me detaje bizhu.

Gri turtulli

Një nga nuancat më të ngrohta të gri-së është pikërisht kjo. Na pëlqen më shumë netëve, në fustanet me shpatulla jashtë dhe thekë të viteve '20 stil Charleston, kombinuar me një çantë pochette në të njëjtin ton dhe zinxhir të artë. Por gjithçka thyhet për mrekulli nga një palë sandale në të kuqen e zjarrit dhe një rreth i qëndisur me rruaza.

Gri e përzier

Për natyrat sportive dhe casual, kjo nuancë e grisë është shumë komode dhe 'chic' në të njëjtën kohë. Një kombinim i përbërë nga një pulovër me prerje të thjeshtë dhe pantallona me bel të lartë dhe jacquard anash. Një palë atlete dhe një kapele bejsbolli me logo të artë janë elementet që kompletojnë këtë puzzle të mrekullueshëm për të kaluar kohën e lirë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor