“Ferma VIP”, Valeri tregon fillimet në modeling: Kam bërë foto të guximshme, lija nam!
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Ditën e djeshme, rreth 20 mijë fansa të yllit të basketbollit Kobe Bryant ishin të pranishëm në mbajtjen e homazheve publike në nderim të tij dhe vajzës 13-vjeçare, Gianna. Ceremonia u mbajt në “Staples Center” në Los Angelos.
Mes lotësh, Vanessa Bryant mbajti një fjalim të gjatë, që përcolli emocione të forta tek të gjithë. Video tashmë po qarkullon në rrjet, ndërsa Vanessa ka folur gjatë për bashkëshortin e saj, duke treguar kështu anën tjetër të Kobe, larg vëmendjes së medias.
“Ishte babai i fëmijëve të mi, ishte gjithçka për mua. Kemi qenë sëbashku që nga koha kur unë isha 17 vjeç. Isha e dashura e tij e parë, dashuria e parë, shoqja e ngushtë, krahu i tij i djathtë. Më donte më shumë nga se mund të përshkruhet me fjalë. Balanconim njëri-tjetrin dhe unë gjithmonë pyesja veten si kishte mundësi që një mashkull mund të më donte aq shumë sa Kobe”, është shprehur ndër të tjera, Vanessa.
Me lot në sy, bashkëshortja e Kobe e ka përfunduar fjalimin duke iu referuar bashkëshortit dhe së bijës së ndjerë, Gianna:
““Zoti vendosi që ne të mos jemi në këtë botë së bashku. Zemër, kujdesu për Gigi-n tonë dhe unë do të kujdesem për Nani-n, Bibi-n dhe Coco-n. Ne vazhdojmë të jemi skuadra më e mirë. Ju duam dhe na mungoni ti dhe Gigi. U prehshit të dy në paqe dhe kënaquni në parajsë, derisa të takohemi sërish një ditë. Ju duam të dyve dhe do të na mungoni përgjithmonë. Mami.”
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...