Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Kanë kaluar më shumë se tre vite nga ajo mbrëmje e mallkuar dimri, kur një aksident fatal me motor i mori jetën Ergi Dinit, një prej fituesve të ''X Factor Albania". Vdekja e tij shkaktoi një dhimbje të madhe tek rrethi i artistëve dhe të gjithëve atyre që e njihnin djalin nga Shkodra me një zë kaq të veçantë, por nëse koha mund të ''fshijë'' kujtimin e tij tek ata që e njihin nga larg, dhimbja është më e fortë se kurrë tek familja e tij, dy motrat dhe prindërit.
Babai i Ergit, Dashamir Dini, është bërë i njohur jo vetëm në Shkodër, por për të gjithë shqiptarët pasi në të gjitha daljet publike, na ka emocionuar e përlotur me poezitë për të birin, aq sa s'është habi që në një moment t'i keni thënë vetes "Sa mund të durojë zemra e një prindi?". Ditën e djeshme, ai ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ku u diskutua rreth eksperimentit të bërë në Korenë e Jugut, ku me anë të një hologrami, një nënë takoi virtualisht vajzën e saj të quajtur Nayeon, të ndarë nga jeta në moshën 7 vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.
I pyetur nga Bieta Sulo nëse do të donte të takonte Ergin përmes këtij eksperimenti, ai u përgjigj: "
“Unë tim biri s’arrita me i dhanë jetën teme që ai të ishte gjallë. Unë po jetoj jetën e tim biri. Më vijnë dymijë mendime që s’mbarojnë kurrë. Është një tmerr, një ferr i vërtetë. Unë kam nevojë shumë për atë(duke iu referuar pajisjes teknologjike), me i thanë "Më fal", më i thanë "Të du", që të gjitha unë ia kam thënë”- u shpreh ai i përlotur, duke emocionuar të gjithë.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...