Femijet 25 Shkurt 2020

Lira Gjika: Kujdes me përdorimin e maskave! Mund të bëhen ato vetë ndërmjetëse për virusin

Femijet

Nga Lira Gjika/Sot gjithë ditën kam dëgjuar njerëz, që flisnin për koronavirusin. Njerëz të trembur nga një virus, që ende nuk ka arritur tek ne. Mirë bëjnë, nëse këtë frikë e përdorin për mirë, pra të përpiqen të mësojnë se çfarë duhet të dijë një individ për të minimizuar mundësinë e përhapjes dhe infektimit prej tij. Kanë blerë maska pa ditur se si duhet të përdoret. Ku duhet ta prekin apo kapin maskën, sa minuta duhet mbajtur, ku duhet ta hedhin pasi mbaron koha e përdorimit.

Koha se sa duhet të përdoret ka shumë rëndësi pasi kjo maskë për gjatë frymëmarrjes, mund të bëhet vetë një ndërmjetës për të zhvilluar vetë koronavirusin. Rekomandimet për përdorimin e maskës, këshillohet për ata, që janë të infektuar, jo për ata, që nuk janë prekur nga koronavirusi. Kujdes të rritur përpiquni të kontrolloni frikën tuaj, çfarë u demostroni fëmijëve? Kur ra tërmeti, ikët me vrap dhe mbetët rrugëve pa ditur se çfarë të bënit. Tani që u përhap lajmi, se mund të vijë një virus e të sëmuremi prej tij, veproni po njëlloj. Pa bërë as përpjekjen më të vogël për të kërkuar e kuptuar se si duhet vepruar. Besoni në informacionet më të pasakta, besoni ato që ju demoralizojnë dhe jo ato, që ja vlen të dëgjohen për të mësuar si veprohet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor