Showbiz 24 Shkurt 2020

Shpërthen Kate Middleton "Nuk e shoh dot William-in të trishtuar, është i gjithi faji i ..."

Showbiz

Në gjithë këtë zhurmën mediatike që kanë krijuar Meghan Markle dhe princi Harry, të gjithë duken se e kanë dhënë mendimin e tyre mbi këtë çështje. Largimi i tyre nga familja mbretërore dhe jetesa e re të pavarur financiarisht, krijoi jo pak çudi në media, por edhe më gjërë. Mirëpo, deri tani nuk kemi lexuar ndonjë reagim të kunatës së Harry-t dhe Meghan, reagimin e Kate Middleton. Sipas një burimi për Us Weekly, Kate është lënduar nga ky veprim i Harry-t dhe Meghan-it.

“Kur Harry ndihej keq ose kishte probleme, William ishte gjithmonë aty për të, ashtu si Kate. Dukesha e Cambridge është shumë e lënduar. Ajo madje ka qenë këshilltarja e Meghan kur erdhi në Londër. Kate e urren të shohë burrin e saj kaq të mërzitur”,-tregon një burim për Us Weekly.

Ndëkohë William është i shqetësuar për vendimin e vëllait të tij për të jetuar i pavarur financiarisht dhe për të kaluar gjysmën e vitit në Amerikën e Veriut. Sipas Us Weekly, Kate mësohet të ketë thënë se William ka bërë gjithçka ka mundur për të ndihmuar të vëllanë ndër vite, ndërkohë Harry me këtë veprim i hodhi poshtë të gjitha këshilla e tij.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor