Femijet 24 Shkurt 2020

Si t'u flisni fëmijëve për Koronavirus-in pa i frikësuar

Femijet

Në një situatë kur në media, në rrugë, nëpër shkolla flitet për koronavirusin, si të sillemi me fëmijët? Rregullat e para janë: mos transmetoni ankth përmes fjalëve dhe sjelljeve dhe mos shpjegoni shumë.

Si mund të flasim për atë që po ndodh rrotull nesh pa krijuar frikë tek të vegjlit?

Rregulli numër 1, mos e transmetoni ankthin

Prindërve u bëhen shumë pyetje dhe nuk kanë gjithmonë përgjigje shkencore dhe të besueshme. Përkundrazi, është e thjeshtë të biesh në theksin emocional, që nuk i ndihmon mirë të vegjlit ta jetojnë këtë situatë jo të zakonshme, shprehet psikologu italian Daniele Novara. Tema kryesore është të mos trembim fëmijët, të cilët për shkak të moshës, nuk janë në gjendje të kuptojnë përmbajtjet dhe tonet kërcënuese dhe ekzagjeruese.

Mos i largoni nga familja

Fëmijët i jetojnë gjendjet emocionale të prindërve të tyre, janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj anktheve dhe frikërave të tyre. Prandaj duhen evituar qëndrimet frikësuese nga ana e nënave dhe baballarëve, të cilët duhet të jenë të pranishëm për t'i qetësuar ata. Siç tregohet nga studimet Dondald Winnicott, gjatë Luftës së Dytë Botërore, fëmijët më pak të traumatizuar ishin ata që qëndronin në strehimore me prindërit e tyre se sa ata që ishin larguan nga prindërit për të shkuar në ambiente sociale jashtë qytetit. Pra sipas prof.Novara fëmijët nuk duhen larguar duke i çuar tek gjyshërit ose tek të afërmit për të zvogëluar rreziqet sepse përkundrazi, do të kishte efektin e rritjes së ankthit tek ata.

Mos tregoni shumë

Për sa kohë janë të vegjël (të paktën 6/7 vjeç) nuk është e nevojshme, madje nuk këshillohet t'u jepni shpjegime të gjata, të hollësishme fëmijëve, të cilat nuk i kuptojnë sepse ende nuk i kanë aftësitë njohëse të duhura. Tregojuni thjesht që është një sëmundje dhe asgjë tjetër nuk është e nevojshme dhe e përshtatshme. Mos kaloni në masa drastike të cilat ndonjëherë janë vetëm për të qetësuar të rriturit.

Mbajini larg lajmeve

Një këshillë është që t'i mbani fëmijët larg lajmeve, debatet televizive apo imazhet e forta )si rasti i një burri që vdiq nga infarkti në Kinë por u tha që ishte viktimë e koronavirus) si dhe nga rrjetet sociale, të paktën deri në moshën 10 vjeç. Tonet e forta të këtyre ditëve mund të jenë pak frikësuese dhe nuk është gjë e mirë të trajtohen fëmijët sikur të ishin të rritur.

Bëjeni aktive kohën e lirë

Lërini fëmijët të përfshihen në aktivitete alternative, t'i çoni në park, t'i lini të luajnë me shokët. Nuk ka nevojë të jetosh sikur të ishe në spital, përveç rasteve nëse ekzistojnë kushte të veçanta të izolimit dhe karantinës.

Lërini ta shprehin frikën

Nëse vëreni që fëmijët po përjetojnë gjendje frike, mund të përpiqeni t'u shndërroni këto ndjenja negative në forma të tjera komunikimi, siç janë vizatimet, por pa e ekzagjeruar. Mos i detyroni, thjesht jepuni mundësinë të shprehin mendimet e tyre  në mënyrë natyrale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor