Tendencat e fundit te modes 24 Shkurt 2020

5 trendet që dominuan në javën e modës; do t’i shihni gjatë gjithë 2020-s

Tendencat e fundit te modes

Ndërsa muaji i modës aktualisht sapo mbaroi në Milano duke parashikuar gjithçka që do të veshim dimrin e ardhshëm, ka disa trendet që do të qëndrojnë gjatë gjithë vitit. Sipas elle.com këto më poshtë janë veshjet që do të shohim më shpesh:

1

Xhaketë lëkure me ngjyra: Nga e kuqja deri tek lejlaja, roza, bojë qielli etj të gjitha këto mund t’i përdorni këtë pranverë vjeshte dhe në në ndonjë fustan lëkure veror.

2

Mëngët e fryra: Nëse keni pasur dyshime nëse modeli i këtyre mëngëve do të ishte apo jo në modë nuk ka më vend për të menduar thotë Russo. Ato i pamë në çdo sfilatë të 2020-s.

3

Shalli i qafës: në mund të jemi në vitin 2020 por ka disa trende minimaliste që rikthehen gjithnjë dhe i tillë është ky detaj i shallit të qafës.

4

Maja katrore e këpucëve: dhe në 2019 e pamë këtë trend nga marka si Sergio Rossi dhe tani në 2020 u përhap dhe në modele të tjera si çizme, këmbale etj.

5

Çanta të vogla për ditën: nëse këto lloj çantash i kemi mbajtur për daljet tona në darke tani është viti i ndryshimit. Mund ti përdorni në çdo orar!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor