Keshilla bukurie 22 Shkurt 2020

Si ta marrim vesh nëse kremi ynë i preferuar na ka skaduar?

Keshilla bukurie

Jemi gjendur të gjitha përpara kësaj dileme! Në fakt, nuk kishte fare pse të ishte dilemë se kishte katër vite që qëndronte mbi komodinë, pasi ishte hapur, por ka disa nga ne që vazhdojnë të jenë të mëdyshura për ta hedhur apo për ta ruajtur 'në bufe’ kutinë e kremit! Është mjaft e rëndësishme të dallojmë, sidomos, kremërat që të mbrojnë nga dielli! Prandaj, ju që i futët sërish te valixhia e plazhit, ato që përdorët këtë verë, hapni sytë! Vitin tjetër mund të jeni thjesht duke u fërkuar me diçka kremoze sepse kremi nuk ka më asnjë funksion!
Si ta kuptosh?
Dallohet së pari nga aroma dhe përbërja. Nëse ka skaduar, kremoziteti i kremit nuk është më si më parë, do fillojë të krijojë kokrriza apo të thahet menjëherë. Në këtë rast, flakeni!
Çfarë ndodh nëse përdor një krem të skaduar?!
Ata që mendojnë se thjesht nuk bën efekt, gabohen! Është njësoj si të të jetë djegur lëkura dhe t’i vendosësh pak vaj të nxehtë! Në rast se një krem që duhet të të mbrojë nga dielli ka skaduar, përbërësit e tij mund të shkaktojnë reaksione të ndryshme në lëkurë dhe ta irritojnë.

Megjithatë, mos u alarmoni shumë sepse kremërat e diellit janë prodhuar për të rezistuar ca në kohë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor