Showbiz 22 Shkurt 2020

'Ku-ku nanë ç'më gjeti': Zef Deda tregon si i ngriu gjakun të ëmës natën e parë të martesës

Showbiz

Shumë breza janë rritur me batutat e humoristit Zef Deda dhe estradës së Shkodrës. Por aktori ka treguar se episodet e humorit nuk e shoqëronin vetëm në skenë, por edhe në shtëpi e çdo situatë tjetër. I ftuar në programin 'Rreze dielli' ai ka kujtuar me humor rrengun që i ka punuar të ëmës natën e parë të martesës, duke pasur parasysh zakonet e kohës.

“Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse në atë kohë nuk kishte bollëk. Atëherë nuk bëhej dasma në lokale. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte dhe më thotë nëna, hajt të pastë nëna edhe ti. Mezi priste nëna të shkoja edhe unë për të fjetur. Ishte nëna 11:30 e natës. Më puthi dhe më tha hajt të pastë nana, natën e mirë, shko fli se je i lodhur.

Unë bëja lojëra gjithmonë. Hy dhe kur futem mbylla derën. Dhe nëna është kthyer nga dera duke thënë s’kanë për të fjetur, ishallah po i fal Zoti ndonjë djalë. Dhe për një moment bërtita: Ku, ku për mua nanë. Një britmë e tmerrshme. Nëna erdhi tek dera: Zefi, Zefi...

Unë në këmbë duke i thënë: Nënë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: Është nusja të raftë pika, se e morën vesh të gjithë, je martuar. I thashë çfarë do të bëj. Fli të pastë nëna. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh dhe qesha. Nëna qeshi me lot, tha dreq se më bëre merak”, ka treguar Zef Deda. Në rrethana të tjera të gjtihë do të ishin shqetësuar për këtë incident, por prej Zefit priten skena të tilla me humor.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor