Pjata kryesore 21 Shkurt 2020

Jo vetëm fërgesë, ja si të bëni supë me domate dhe gjizë të freskët

Pjata kryesore

Nga Linda Fishta/ Fotografia Armand Habazaj

Në qoftë se mendoni se me domate dhe gjizë mund të bëni thjesht fërgesë, gaboheni ose më saktë nuk keni dëgjuar akoma për supën e shijshme që mund të përgatisni me këta dy ingredientë.

Përbërësit për 4 persona:
• 400g gjizë me kripë
• 500g domate të pjekura mirë
• lëng zarzavatesh të ziera, afërsisht një litër
• 1 tufë borzilok
• 1-2 thelpinj hudhre
• spec djegës pluhur
• vaj ulliri, kripë, piper
• spec djegës i freskët-sipas dëshirës
• bukë e ndenjur

Përgatitja: Në një tenxhere ku kemi hedhur 4 lugë vaj ulliri, skuqim hudhrën dhe kur të ketë marrë ngjyrë, e heqim. Shtojmë gjizën, pak spec djegës pluhur dhe i lëmë të skuqen për 2-3 minuta, duke i përzier herë pas here derisa gjiza të marrë shijen e specit.  Shtojmëdomatet, të cilave ua kemi hequr lëkurën dhe i kemi prerë në kubikë, dhe lëngun e zarzavateve të ziera. I shtojmë kripë dhe e lëmë të marrë valë për rreth 20 minuta ose derisa supa të trashet. Nëse ju pëlqen shumë kremoze, kalojeni supën bashkë me lëngun në mikser. Bukën e presim në kubikë të trashë 1 cm dhe disa prej tyre i vendosim në fund të çdo pjate. Më pas hedhim supën dhe i përfundojmë pjatat duke i zbukuruar me gjethe borziloku të freskët, copa speci djegës të freskët, vaj ulliri dhe kubikë buke. E shërbejmë të vakët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor