Showbiz 21 Shkurt 2020

'Edhe unë jam bullizuar kur isha fëmijë'; Mesazhi i fortë i Vesa Lumës

Showbiz

Historia e 9-vjeçarit i cili donte të vriste veten sepse bullizohej për shkak të gjatësisë së tij, ka prekur miliona njerëz në gjithë botën. Video-ja e tij është parë dhe shpërndarë me miliona herë duke ngjallur shumë reagime mbështetëse ndaj vogëlushit. Një reagim në Instagramin e saj ka bërë edhe Vesa Luma e cila edhe vetë ka qenë pre e bullizmit kur ishte fëmijë. Përmes këtij postimi ajo ka dhënë një mesazh të fortë për prindërit, por edhe fëmijët që bullizohen--për ta kthyer atë në ambicie dhe forcë.

“Rasti i këtij fëmije më ka tronditur shumë  si nënë dhe si viktimë e bullizmit në shkollë. Jam e sigurt që shokët e klasës sime në fillore, që më ndjekin e kujtojnë sa herë që më shohin. Por besoj se e kanë kuptuar që më kanë bërë më ambiciozë dhe më të fortë për jetën. Mbase po shfrytëzoj rastin që të them dy fjalë si rrallë e përmall që hap tema personale. Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është mënyra më ë mirë për të kuptuar se çfarë ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth”, shkruan Vesa.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor