Pjata kryesore 19 Shkurt 2020

Tartë e kripur me spinaq dhe vezë

Pjata kryesore

Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 28 CM:
2 peta brumë sfoliat, të rrumbullakëta
500 g spinaq i larë dhe i grirë
200 g gjizë
5 kokrra vezë + 1 verdhë veze
kripë e piper sipas nevojës
100 g kaçkavall i grirë ose djathë i bardhë
vaj ulliri sipas nevojës

PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Spinaqin, të larë dhe të prerë, e përvëlojmë për pak minuta në një tenxhere me ujë të valuar. E kullojmë dhe e shtrydhim me dorë për t’i hequr ujin e tepërt. Në një tas përziejmë gjizën me spinaqin, 1 vezë, djathin kaçkavall, kripë e piper dhe 2 lugë vaj ulliri. I përziejmë të gjitha me lugë dhe e lëmë tasin mënjanë. Shtrojmë njërën petë në tavën e lyer më parë me pak vaj ulliri, e shpojmë me pirun dhe hedhim sipër mbushjen me spinaq. Me një lugë krijojmë 4 gropa dhe në secilën prej tyre hedhim nga një vezë, të cilat i spërkasim sipër me pak kripë e piper. Vendosim sipër petën tjetër, të cilën e shpojmë vende-vende me pirun, që të dalë avulli që krijohet gjatë pjekjes. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës së rrahur më parë me pirun dhe e vëmë të piqet për rreth 35 minuta. E shërbejmë të vakët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor