Kujdesi per trupin 19 Shkurt 2020

Nga xheli i Aloe verës tek uji i detit, 5 trajtimet natyrale që duhet të provoni në raste se vuani nga psoriaza

Kujdesi per trupin

Psoriaza (psoriasis) është një sëmundje që shfaqet në lëkurë në formën e pllakave të skuqura të ngritura (pllakat psoriatike). Kjo sëmundje prek kryesisht njerëzit nga 11 deri në 45 vjeç. Mund të zhvillohet në çdo pjesë të trupit, kryesisht në gjunjë, në skalpin e kokës, duar, brryla dhe rrëzë pjesës së mbrapme të qafës. Përveç trajtimit farmakologjik, ju mund ta qetësoni atë me anë të disa produkteve natyrale që i gjeni fare lehtë kudo.

1.Maskë me bazë avokadoje dhe lule kamomili: Acidet yndyrore të avokados arrijnë të hidratojnë lëkurën e prekur nga psoriaza. Kurse lulja e kamomilit ka veti anti-bakteriale dhe qetësuese. Kaloni në frulator tulin e një avokadoje të pjekur dhe 30 gramë lule kamomili. Më pas aplikoni maskën në lëkurë dhe mbajeni 30-40 minuta. 3.Uthulla e mollës

2.Xheli i aloe verës: Bima e aloe verës përmban kristalinë xhelatinoze që ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe hidratuese. Bashkoni 2 lugë xhel aloe vera dhe 1 luge vaj të arrës së kokosit. Punojini me dorë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas vendoseni në zonat ku është shfaqur psoriaza dhe mos e fshini deris atë përthithet plotësisht nga lëkura.

3.Vaj lini : Vaji i linit ka veti antiseptike dhe antibiotike të cilat janë shumë të dobishme për lëkurën. Për këtë recetë ju duhen 100 ml vaj ulliri dhe 100 ml vaj lini. Ngrohni paralelisht në banjomari të dy vajërat dhe më pas bashkojini. Masën hidheni në një kontenitor të errët pasi duhet të rri mbyllur për 1 javë. Pas një jave filtroni vajërat dhe aplikojeni mbi lëkurë.

4.Ujë deti: Një ndër metodat më të thjeshta, e sigurisht më ekonomike për trajtimin e psoriazës është të pastroheni me ujë deti. Ky i fundit është i pasur me veti antiseptike dhe alkaline që qetësojnë irritimet e lëkurës. Ndaj herës tjetër që do të shkoni në plazh, mbushni ndonjë shishe me ujë të kripur pasi mund t’ju shërbejë në të ardhmen.

5.Argjilë dhe kastravec: Kombinimi i argjilës dhe kastravecin është mrekullibërës  kur bëhet fjalë për të trajtuar psoriazën. Argjila redukton inflamacionin, eliminon toksina nga lëkura si dhe e ushqen atë me minerale të shumta, sakaq kastraveci është i pasur me vitamina A, C  dhe E,  acide yndyrore Omega 3 dhe Omega 6, si dhe fibra të tretshme në ujë që hidratojnë lëkurën dhe i japin asaj ndjesinë e freskisë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor