Orakulli i kuzhinës 18 Shkurt 2020

As domaten s'paskemi ditur të hamë; Sipas nutricionistëve vlerat ushqyese i përfitojmë nëse e përgatisim në këtë mënyrë

Orakulli i kuzhinës

Asgjë nuk shijon më shumë se sa një domate e ftohtë, në një ditë të nxehtë , por ja që sipas ekspertëve, nëse duam të përfitojmë nga vlerat ushqyese të këtij fruti, po e hamë gabim. Domatet janë të pasura me likopene, një antioksidant i fuqishëm që jo vetëm u jep domateve ngjyrën e kuqe , por parandalon rritjen e qelizave kancerogjene . Ka shumë karotenoide (pigmente bimore) që veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, por sipas ekspertëve, asnjë prej tyre nuk mund të rivalizojë likopenin. Në këtë link lexoni gjithçka duhet të dini për këtë të fundit dhe  pse është kaq i  rëndësishëm për organizmin.

POR për të përfituar nga likopenet, domatet duhet të gatuhen në temperaturë 90 deri në 100 gradë pasi trupi juaj mund të thithë më shumë likopen nga domatet jo të gjalla.

Për më tepër, domatja përmban kalium, kalcium, proteina bimore dhe karbohidrate, si dhe vitaminë esenciale C. Ajo është gjithashtu një ilaç i madh natyror për spazmat e muskujve, sepse është e pasur me magnez (11mg në 100 gram).

Lexoni gjithashtu: Lëngu i domates ''minierë'' vitaminash e lëndësh ushqyese, ja pse duhet ta pinë fëmijët dhe të rriturit

Një gotë e vetme e lëngut të domates çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, ju mbron kundër sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përveç kësaj, kjo pije freskuese parandalon sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive, ndihmon me tretjen dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Lëngu i domates lehtëson simptomat reumatike dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për më tepër, ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe shkëlqimin e saj nga “brenda-jashtë’

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Domatja,aleatja e përhershme e lëkurave të yndyrshme

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor