Tendencat e fundit te modes 18 Shkurt 2020

Qëndroni larg fustaneve tradicionale; 2020-a është për nuset guximtare

Tendencat e fundit te modes

Shumica e nuseve kanë një pikë referimi në stilin e ditës së dasmës. Por këtë vit të gjitha kanë filluar të gjejnë një opsion më modern dhe më pak tradicional. Në një nga shembujt tanë të preferuar, stilistja Lolita Jacobs e cila doli në ditën e saj me një fustan të bardhë pambuku dhe një vello.

Nëse dhe ju jeni një nuse e ardhshme që doni të dilni jashtë kornizave këtu keni disa opsione:

Komplet me pantallona të shkurtra: Kush thotë që pantallonat e shkurtra janë jashtë listës kur bëhët fjalë për  ditën e madhe?! Disa fakte në lidhje me pantallonat e shkurtra: 1) Janë të rehatshme. 2) Kanë xhepa. Nëse e doni prakticitetin një kombinim si ky në foto do t’ju bëjë nusen më të veçantë!

Versioni pizhame: Xhaketa elegante e bën këtë pamje shumë të bukur sidomos nëse kombinohet me një gjerdan. Do të ishte veshja ideale për një dasmë në ambient të hapur ose pranë detit.

Nuk doni dasmë të madhe por vetëm një celebrim? Një fustan minimalit dhe një pelerinë për freskinë që kanë ditët e pranverës dhe jeni gati!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor