Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Pas lindjes së Krenit, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është tërhequr përkohësisht nga jeta politike për t’iu përkushtuar mëmësisë çka nënkupton edhe sa më pak dalje televizive. Por tani që është mama e dy fëmijëve, nuk mund të refuzonte kurrsesi ftesën për të qenë pjesë e mbrëmjes hapëse të “Në kurthin e Piter Panit”, ku sigurisht fokusi kryesor ishin vajza dhe djali i saj.
Pyetja e parë kishte të bënte me emrat e tyre, jo fort të zakonshëm për realitetin shqiptar. “Kam zgjedhur që vajzës dhe djalit t’u vë dy emra të shkurtër që në shqip kanë kuptim: Nalta që do të thotë nalt, lart, dhe Kren - si shqipja me dy krena, kokë. Të dy bashkë Kren-Nalt, duket sikur kanë një kuptim, pra kryenaltë”.-tregoi mami Elisa.
Në një moment në spektakël mbërriti çanta e bebes së Spiropalit, dhe menjëherë Alketa së bashku me një nga fëmijët e panelit, filluan të zbulonin se çfarë fshihej brenda. Midis gjërave të zakonshme që janë të domosdoshme për një bebe, Alketa Vejsiu vuri re dhe dy sende: një hajmali dhe një ëngjëll i bardhë. Me sa duket edhe Elisa i trembet syrit të keq, ndaj i mban me vete.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...