Pjata kryesore 17 Shkurt 2020

Tartë e kripur me patëllxhanë dhe djathë

Pjata kryesore

Nga Linda Fishta; Fotografia Armand Habazaj

Koha e përgatitjes - 20 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 26/28 cm:

2 patëllxhanë të gjatë dhe të hollë

300 g djathë Brie ose Chevre, djathë i bardhë, kaçkavall

1 brumë sfoliat i cilësisë së mirë

3 lugë vaj ulliri

kripë

Përgatitja: Ndezim furrën në 200°C.

Patëllxhanët i presim në feta të holla, i spërkasim me pak vaj ulliri, kripë dhe më pas i skuqim në një tigan të madh me pak vaj ulliri ose nëse keni kohë, i vini të piqen në furrë të ngrohur më parë derisa të shikoni që janë zbutur.

Shtrojmë brumin në tavën e lyer me pak gjalpë, e shpojmë me pirun, vëmë patëllxhanët, djathin në thërrime, i lyejmë anësoret e petës me të verdhë veze të rrahur më parë me pirun dhe e vëmë të piqet në furrë derisa të shohim që anësoret e petës kanë marrë ngjyrë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor