Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ankthi të kaplon që të dielën në darkë. Pikërisht kur mendon se çfarë do veshësh nesër, apo kur bën gati drekën për nesër dhe kupton që fundjava ka mbaruar. E hëna për shumicën e njerëzve , është si një tunel në të cilin nuk sheh dritë; dita kur ke e-mail, mbledhje apo punë që janë akumuluar prej së shtunës bashkë me peshën e një javë të sapo nisur.
Të kalojmë jetën duke urryer të hënën ? Edhe sepse sivjet do të kemi 52 të hëna, pra 52 ditë me nerva me botën. Këtu hyn në lojë libri” Mjaft urreve të hënën” nga autori Bruce Daisley, ish menaxher në kompani si Twitter, Google apo YouTube. Ai paraqet një udhëzues për të gjetur pasionin e humbur ndaj punës, ditëve të punë, por dhe të hënës.
Dasley propozon disa strategji për të përmirësuar performacën tonë dhe për t’i bërë më pak të urryera orët e kaluara në zyrë. Jeni gati ? Mbani shënim.
Teknika e priftit
Është një teknikë e cila shërben për të gjetur përqëndrimin e duhur, pa mungesë vemendje apo humbje energjie. “ Shikoj gjithmonë e më shumë sipërmarrës – thotë autori- që përdorin atë që unë quaj teknika e priftit, e që përshkruajnë kështu: ‘ Unë nuk jam disponibël për askënd deri në ora 11 të mëngjesit, për mbledhje, telefonata apo emali.’ I gjithi organizimi rrotullohet rreth konceptit që pjesa e parë e ditës është kohë më e vyer. Idealja pra është që të koordinojmë kohën duke krijuar një model miks: pra alternim midis punës apo raporteve shoqërore dhe qetësisë. “ Kur ndodheni në modalitet prift , mundohuni të evitoni çdo situatë që ju shpërqendron dhe ndërprenë. Kjo dotë thotë të ia ulim zilen celulari dhe e-maileve.”
Shëtitja
Duket sikur po ndodh diçka magjike kur lejojmë gjakun të pompojë brenda trupit tonë. Për shumë persona, një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të liruar mendjen dhe për të aktivizuar sinapsin kreativ.
Kufjet
Sipas autorit kufjet nuk duhet të trajtohen si djalli. Duhet t’i celebrojmë, në të njëjtën mënyrë siç bëjmë me festat e tjera. Mënyra më e mirë për të punuar me kufje është kur koordinohemi me grupin e punës për oraret më të përshtatshme për përdorimin e tyre.
Më pak shpejtësi
Shpejtësia është këshilluese e keqe, thotë populli. Është shumë e vërtetët. Bruce Daisley miraton që situatat e ankthit dhe stresit nuk na bëjnë mirë, as ne as punës tonë. Prandaj për të evituar një akumulim të djersës së ftohtë, më mirë të organizojmë nevojat duke i dhënë përparësi prioriteteve më të rëndësishme dhe urgjente.
Të jesh gjithçka bërës është e lodhshme
Të gjithë mendojnë që të mbarosh disa aktivitete njëkohësisht është sinonim aftësi prodhimi, por autori nuk është dakord. Sipas tij nëse duam më shumë nga vetja, duhet të përqëndrohemi vetëm te një gjë.
Mos qendro pa drekë
Le të jetë një pauze në bar apo një drekë e shpejtë te mensa, por nuk duhet kurrë të refuzojmë pushimin e drekës, sidomos në shoqëri të mirë. Kur jemi të detyruar të anashkalojmë pushimin sepse duam të vazhdojmë punë,i dhurojmë vetes një lodhje fizike dhe mendore. Të bësh pak pushim nga puna, të lëvizësh, të largosh mendjen, të ushqehesh është e domosdoshme për të rikuperuar energjitë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...