Shëndeti i gruas 16 Shkurt 2020

Nëna flisni me vajzat tuaja, këto janë shenjat e infeksioneve urinare që duhet të dinë që 14 vjeç

Shëndeti i gruas

Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të rrugëve të frymëmarrjes. Ato ndahen në infeksione urinare të rrugëve të sipërme dhe infeksione urinare të rrugëve të poshtme. Mund të prekin çdo lloj moshe dhe gjinie, por femrat janë më të rrezikuara. Mbi 60% e vajzave/grave në të gjithë botën preken nga infeksionet e traktit urinar gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 25% e tyre përjetojnë rikthim të kësaj sëmundjeje brenda 6 muajsh. Një infeksion i traktit urinar sjell dhimbje. Zakonisht shkaktohet nga bakteri E. Coli, që normalisht jeton në zorrën e trashë dhe rreth anusit.

Por, si mund të zbuloni nëse keni një infeksion të fshikëzës para se të bëhet më i rëndë? Nëse ju shfaqni ndonjë nga këto 7 simptoma, keni një shans të fortë për të pasur një infeksion.

1.Dhimbje gjatë urinimit/ Përjetoni dhimbje apo ndjesi të mprehta, ndërsa urinoni? Ju jeni duke vuajtur nga djegia. Sipas Dr. Thomas Michels, djegia është e pranishme të paktën herë pas here në rreth 3% të të rriturve më të vjetër se 40 vjeç dhe është veçanërisht e zakonshme tek gratë. Është një shenjë treguese klasike që mund të keni një cist ose infeksion të uretrës.

2.Urinim i shpeshtë/ Nëse shkoni në tualet më shumë se tetë herë në ditë, ose zgjoheni natën papritur për të urinuar duhet të shkoni te mjeku. Urinimi i shpeshtë mund të jetë tregues i cistitit intersticial, që shkakton inflamacion të shtresave të muskujve të fshikëzës dhe dhimbje në zonën e legenit.

3.Dhimbje e shpinës ose barkut/ Presioni në legenin tuaj, veçanërisht rreth kockave pubike, mund të shkaktojë një shqetësim serioz, sidomos kur shoqërohet me urinim të shpeshtë dhe të dhimbshëm. Po kështu edhe me dhimbjet e pjesës së poshtme të shpinës.

4.Gjak në urinë/ Nëse urina juaj është e përgjakur, ky është një tregues i rëndësishëm që keni një infeksion në fshikëzën e urinës.

5.Urinë me erë të fortë/ Kur ka një infeksion në traktin urinar, thotë Dr. Melissa Stöppler, urina mund të marrë një erë të keqe. Nëse urina juaj ka një aromë të fortë amoniake, është mënyra e pakontrollueshme e trupit tuaj për t’ju njoftuar një infeksion të mundshëm.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor