Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Arbana Osmani nuk ka nevojë për një datë specifike për t'u ndjerë e dashuruar, jemi të bindur që Eduarti e bën më së miri këtë gjë gjatë gjithë vitit. E megjithatë 14 shkurti është shumë i rëndësishëm për moderatoren simpatike të "Top Channel", pasi gruaja më e rëndësishme në jetën e saj sot ka ditëlindjen. Arbana ndan herë pas here foto të prindërve të saj në rrjete sociale, si dhe e ka pranuar vazhdimisht në intervista që ata janë forca dhe mbështetja e saj më e madhe, sidomos mami Teuta.
“Gëzuar datëlindjen, Tuta ime e bukur”, ka shkruar fillimisht moderatorja, për të vazhduar më pas me përshkrime plot humor, tipike kjo e rasteve kur mamaja është njëkohësisht shoqja e ngushtë e së bijës.
“Sjell kaq shumë lumturi, edhe pse ndonjëherë (shpesh) më çmend”, ka vijuar Arbana.
“Shpresoj që një ditë, Joni të më dojë mua sa gjysmën e dashurisë që unë ndjej për ty”, kanë qenë këto fjalët që moderatorja i ka dedikuar të ëmës në ditën e saj speciale. Arbana ka ndarë edhe disa momente ‘funny’, për të nxjerrë edhe më shumë në pah marrëdhënien e ngushtë mes saj dhe mamasë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...