Showbiz 14 Shkurt 2020

"Ma ndjeu zemra " Irma rrëfen përjetimin e veçantë 1 ditë para vdekjes së Nexhmije Pagarushës

Showbiz

Artistët e vërtetë nuk vdesin kurrë. Trupat e tyre mund të prehen diku tjetër, por muzika dhe emocionet e papërsëritshme që i kanë dhënë publikut ndër vite mbeten të përjetshme. Dhe Nexhmije Pagarusha jo vetëm që ka pasuruar fonotekën e muzikës shqiptare me këngët e saj, por ka shërbyer si model frymëzimi edhe për dhjetëra artistë të tjerë, duke lënë kujtime të pashlyeshme në karrierën e tyre.

Mes syresh përmendim Irma Libohovën, e cila ka ndarë emocionet e saj në lidhje me bilbilin e muzikës shqiptare. Gjatë emisionit Libohova ka treguar edhe për një postim që kishte bërë në Instagram një ditë para se këngëtarja e madhe të ndërronte jetë. Një ditë para se të merrte vesh lajmin e hidhur,  Irma ishte ulur në shkallët e shtëpisë së saj dhe këndonte këngën “Baresha”.

“Nuk e di çfarë vale, çfarë fuqie, çfarë energjie më çoi. E kam provuar disa herë për qejf këngën. Ndonjëherë kur rri nëpër shtëpi them të këndoj si soprano. Dola tek shkallët e shtëpisë. Çfarë këmbënguljeje, çfarë dëshire pata që o do ta bëja, o s’ka. Edhe e bëra shpejt e shpejt për 5 minuta edhe e hodha. Nuk e di ç'më ndjeu zemra. Të nesërmen sapo hapa telefonin në mëngjes, shoh një DJ të Kosovës që unë e ndjek në Instagram dhe i shkruaj menjëherë në privat se çfarë ka ndodhur dhe më tha që po është e vërtetë. Çfarë parandjenje dhe pse pikërisht hitin e saj. E kam dashur shumë si artiste.”- u shpreh ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor