Showbiz 14 Shkurt 2020

Fillimisht uji dhe kredia e pastaj dashuriçkat, Fiori Dardha e nisi 14 shkurtin me ca "halle" të vogla

Showbiz

"San Valentino ditë e dashurisë, ndonëse vjen në ditë dimri je më e bukura ditë pranvere” këndonte këtu e 24 viteve të shkuara Ledina Çelo në “Këngët e Stinës”, por ja që për Fiori Dardhën dhe bashkëshortin e saj, regjisorin Donard Hasani, dita e sotme s'ka qenë aq pranverore siç sugjeron teksti. Përkundrazi ka nisur mysybet siç  thotë populli. Dhe e dini pse? Sepse babai i Abelit në vend që të gëzohej për dhuratën e së shoqes, i ka kujtuar se kanë ca borxhe për të larë si uji, interneti apo kësti i kredisë.

Sigurisht që moderatorja simpatike e “Boom” nuk mund ta mbante për vete këtë ndodhi, që duhet thënë se ka edhe ca nota humori brenda. Ajo e ka ndarë me miqtë e saj në Facebook, duke na rikujtuar që të parat vijnë përgjegjësitë në familje, e më pas dashuriçkat.

“Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë! Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!’ Këtë “40 vjeç” për Shën Valentin edhe mund të ma kursente…”, ka shkruar Fiori me humor, duke treguar një tjetër anë të festës së dashurisë.  GËZUAR (dhe mos thoni që e keni Shën Valentin përditë). Tani, këshillat i morët – ju mbetet vetëm të shijoni Shën Valentinin pa incidente nëpër këmbë."- ka shkruar ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor