Aktualitet 14 Shkurt 2020

Konfirmohen viktimat e para jashtë Kinës; Kujdesi shtohet dhe në shtetet e tjera

Aktualitet

Corona virusi tashmë po përhapet me shpejtësi pavarësisht kujdesit nga Kina dhe vendet e tjera përreth. Dhe pse po bëhet çdo gjë që është e mundur për  të shëruar apo evituar që të infektohen një numër i madh personash duket se numri shtohet çdo ditë.

Është konfirmuar ditën e djeshme viktima e tretë jashtë Kinës dhe i pari në Japoni. Ky lajm është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë. Viktima është një grua tek të 80-at nga  Kanagaëa, zonë e cila kufizohet me Tokion.

Dy raste të tjera vdekje janë shënuar në Hong Kong dhe Filipine. Gjithashtu është konfirmuar se 1 nga tre shtetasit në  anijen kruiser ‘Diamond Princess’në Japoni ka rezultuar me coronavirus. Ai është dërguar në Spitalin e Jokohamës për mbikëqyrje mjekësore, megjithëse bëhet fjalë për një formë të lehtë të virusit.

Numri shtohet çdo dite por shpresohet që me kalimin e kohës virusi e humbet fuqinë e tij.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor